Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

đŸ’„ZvĂ«rnec South Adriatic Development ndĂ«rpret kontratĂ«n me kompaninĂ« e sigurisĂ« pas incidentit: Nuk kishin asnjĂ« autorizim nga ne, kĂ«rkojmĂ« falje

Editor by Editor
May 31, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE
0
đŸ’„ZvĂ«rnec South Adriatic Development ndĂ«rpret kontratĂ«n me kompaninĂ« e sigurisĂ« pas incidentit: Nuk kishin asnjĂ« autorizim nga ne, kĂ«rkojmĂ« falje
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e plotë e kompanisë:

Pasi kemi shqyrtuar me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« materialet e bĂ«ra publike mbi sjelljen e pajustifikueshme tĂ« shoqĂ«risĂ« sĂ« sigurisĂ«, kompania “ZvĂ«rnec South Adriatic Development” njofton shtypin dhe opinionin publik si mĂ« poshtĂ«:
Për të garantuar sigurinë e zonës zhvillimore, që është tërësisht pronë private, ishte kontraktuar një kompani sigurie e pajisur me lejet dhe licencat përkatëse nga institucionet shtetërore dhe me përvojë në këtë fushë.
Por ekzaminimi i materialeve e bën absolutisht të papranueshme vazhdimin e marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri. Në asnjë moment, kompania e kontraktuar e sigurisë nuk ka pasur instruksione nga ana jonë për të vepruar në kundërshtim me autorizimet ligjore dhe në cenim të të drejtave të garantuara për qytetarët shqiptarë.
Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës, dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë, nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht. Për këtë arsye kemi ndërprerë me efekt të menjëhershëm marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë.
KĂ«rkojmĂ« ndjesĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« incident tĂ« panevojshĂ«m dhe u bĂ«jmĂ« thirrje organeve kompetente tĂ« kryejnĂ« njĂ« hetim tĂ« plotĂ« e tĂ« paanshĂ«m tĂ« ngjarjes dhe tĂ« ndĂ«shkojnĂ« sipas ligjit personat pĂ«rgjegjĂ«s. “ZvĂ«rnec South Adriatic Development” qĂ«ndron nĂ« dispozicion tĂ« plotĂ« ndaj autoriteteve dhe tĂ« gjitha palĂ«ve tĂ« tjera tĂ« interesuara, me gatishmĂ«ri dhe transparencĂ« tĂ« plotĂ«.
Ritheksojmë se marrëdhënia me komunitetin është thelbësore për investitorët dhe mbetemi të angazhuar të bashkëpunojmë me të gjithë banorët e zonës. Në javët në vijim do të shtojmë përpjekjet tona për një komunikim më thelbësor me komunitetin e respektuar të zonës.
Po ashtu shprehim keqardhjen që episodi i shëmtuar i djeshëm po shfrytëzohet për të qarkulluar në rrjetet sociale pamje tërësisht të fabrikuara të projektit, me qëllim nxitjen e idesë së gabuar se zhvillimi do të shkatërrojë natyrën.
Vlera ndërkombëtare e projektit qëndron pikërisht në përkushtimin maksimal për të harmonizuar projektin me natyrën, sipas standardeve më të larta të aplikuara ndonjëherë, në mbrojtje të ekosistemeve të veçanta të zonës, si vlerë e padiskutueshme e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.
Projekti final do t’i prezantohet nĂ« kohĂ«n e duhur publikut si dĂ«shmi pĂ«rtej çdo dyshimi e njĂ« shembulli tĂ« shkĂ«lqyer tĂ« harmonisĂ« me natyrĂ«n.

Previous Post

Zi në sportin shqiptar: në San Marino shuhet legjenda e volejbollit Kreshnik Tartari

Next Post

Roli i pazëvendësueshëm i NATO-s dhe partneriteti BE-SHBA në sigurinë Euro-Atlantike

Next Post
Roli i pazëvendësueshëm i NATO-s dhe partneriteti BE-SHBA në sigurinë Euro-Atlantike

Roli i pazëvendësueshëm i NATO-s dhe partneriteti BE-SHBA në sigurinë Euro-Atlantike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al