Saturday, May 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Rikthehet në skenë Otello — xhelozia që shkatërron njeriun, vepra e Shekspirit në Teatrin Kombëtar

timoni.al by timoni.al
May 14, 2026
in LAJME
0
Rikthehet në skenë Otello — xhelozia që shkatërron njeriun, vepra e Shekspirit në Teatrin Kombëtar
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shekspiri rikthehet në Teatrin Kombëtar me Otellon, një nga tragjeditë më të fuqishme ku xhelozia dhe manipulimi ndërthuren në mënyrë dramatike. Protagonist i veprës është Otello, interpretuar nga Arben Derhemi, një gjeneral me origjinë maure në ushtrinë veneciane, i cili martohet fshehurazi me Dezdemonën, në rolin e së cilës vjen Linda Jarani. Konflikti përshkaktohet nga oficeri Jago, i cili, i mbërthyer nga mllefi se nuk u ngrit në detyrë, hakmerret duke e manipuluar Otellon dhe duke e bindur se bashkëshortja po e tradhton me Kasjon.

Arben Derhemi shpjegon motivet e Jagos: “Ai baltoset për motivin e vetëm sepse ndjen veten jashtë gjithçkaje, i prozvalur nga shoqëria, që në momente të caktuara jo vetëm nuk të kupton, por të fut nën rrogoz gjëra të tjera që ti as i ke menduar ndonjëherë, as i ke parë ndonjëherë.” Aktori Lulzim Zeqja e përshkruan Jagon si të shkuar “në sëmundje, në psikopati”, duke shprehur habinë për thellësinë e së keqes që ai arrin të paraqesë.

Personazhet e Shekspirit paraqiten si të pakohë, duke treguar se si xhelozia dhe manipulimi mund të shkatërrojnë arsyen dhe jetën e njeriut. Aktori Donald Shehu lidh temat e vepres me realitetin bashkëkohor: “Situatat në të cilat gjenden personazhet, janë situata që i hasim shumë sot në marrëdhëniet në familje, në shoqëri… Është ai krimbi i dyshimit që rëndon te ne. edhe tema e të huajt, ne sot presim nqë të na i zgjidhin të huajt problemet.”

Nën regjinë e Qëndrim Rijanit, shfaqja ka një koncept postmodern dhe nis me një kakofoni urbane ku e tashmja përzjehet me të shkuarën. Rijani e përshkruan shfaqjen si “një udhëtim në kohë sikurse udhëton vepra me kanonizimin e saj, me ‘traditat’ negative që na kanë mbetur që nga koha e kanibalëve, sikurse thotë Otello në monologun e parë.” Regjisori hulumton gjithashtu se si ndjesia e të qenit i ndryshëm shndërrohet në strumbullarin që tërheq krimin, dyshimin dhe makabritetin, dhe shtron një koncept korridoresh, duke vënë në dukje se vepra zhvillohet kryesisht në korridoret e Pallatit të Otellos.

Shfaqja e Otellos do të sjellë publikun në Teatrin Kombëtar nga 14 deri më 23 maj.

Previous Post

Fiks Fare/ Mes lotësh e sakrificash, nëna e vetme që lufton për dy djemtë e sëmurë kërkon shtëpi

Next Post

E akuzuar për abuzime me tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj flet për herë të parë në Top Story

Next Post
E akuzuar për abuzime me tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj flet për herë të parë në Top Story

E akuzuar për abuzime me tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj flet për herë të parë në Top Story

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al