Buxheti i Shqipërisë për herë të parë kalon 10 miliardë euro, ndërsa borxhi publik është në një prag të poshtëm historik. Prodhimi i përgjithshëm kombëtar është afruar në 30 miliardë euro, nga rreth 10 miliardë para 10 vjetësh. Për buxhetin e vitit 2027 qeveria ka planifikuar një sërë masash ambicioze me qëllim stimulimin e biznesit dhe zvogëlimin e hendekut social.
Si pjesë e paketës, normat e TVSH-së për ushqimet bazë do të ulen nga 20% në 6%, një masë që sipas qeverisë shton në arkën e familjeve rreth 150 milionë euro në vit. Praktika e pasqyrës së çmimeve do të zgjerohet për të mbrojtur shportën e konsumit nga abuzimet e mëdhenj.
Norma e tatim-fitimit për bizneset mbetet 15%; nuk do të rritet. Rritet taksa mbi dividendin, nga 8% në 15%, si mjet për të rritur taksimin e pronarëve të mëdhenj dhe për të mbyllur rrugët e evazionit të dividendit. Vendoset një prag i ri tatimor ku norma bëhet 30%, që përmendet si instrument për luftën kundër evazionit të dividendit. Vazhdon zotimi për taksë zero mbi fitimin e biznesit të vogël deri në vitin 2029.
Qeveria njofton nisjen e një sistemi të ri taksimi për ekonominë digjitale, me fokus tek ata që përfitojnë nga aktiviteti në rrjete sociale (“ata që jetojnë shumë mirë me like e folloë”), ndërsa po punohet edhe për masa të tjera në këtë drejtim.
Për të shfaqur solidaritet me shtresat që përballen me rritjen e kostove të jetesës, propozohet një supertaksë prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh pa i dhënë me qira, si dhe një supertaksë për vilat në bregdet. Parashikohet gjithashtu një çmim i shumëfishuar për ujin e pishinave dhe një supertaksë për makinat e luksit; disa nga këto masa do të rregullohen me ligj të veçantë.
Për forcimin e kontrollit fiskal, pranë Ministrisë së Financave do të krijohet Byroja e Specializuar për kontrollin e të ardhurave. Këto masa u komunikuan nga Rama.

