Friday, May 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Rama për shkrimet e Athinës: Në Vuno askush nuk fliste greqisht Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare

timoni.al by timoni.al
April 20, 2026
in KRYESORE, POLITIKE
0
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria ishte gati dhe hapi grupkapitujt me BE
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë para pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Delphi (22–25 prill), kryeministri Edi Rama dha një intervistë për të përditshmen greke Kathimerini. Gjatë bisedës ai u pyet për batutën që shkaktoi reagime në Athinë zyrtare, kur gjatë samitit në Abu Dabi pati folur për prejardhjen e grekëve.

Rama shprehu keqardhje që komentet që synonin të ishin „provokuese“ dhe me humor u kthyen në çështje serioze dhe nxorrën reagime joproporcionale. Ai tha se do të duhej t’i trajtonin me më shumë butësi dhe se qëllimi i tyre nuk ishte të ofendonin, por të inkurajonin autosarkazmën. Sipas tij, nëse grekët që u mërzitën do të kishin dëgjuar pjesën tjetër të komentit, ku thoshte se shqiptaret duhet të marrin më pak seriozisht të kaluarën për t’u ndjerë më mirë, mund ta kishin kuptuar më mirë qëllimin. Rama theksoi se për Greqinë, historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën ka ndjenja plotësisht pozitive dhe se e adhuron shumë atë vend. Ai shtoi se tendencat nacionaliste mund të shfaqen shpejt dhe shpesh reflektojnë mungesë pjekurie, duke sugjeruar se njerëzit duhet të buzëqeshin më shumë dhe të marrin pak më pak seriozisht njëri-tjetrin.

Kreu i qeverisë u pyet gjithashtu për prejardhjen e tij dhe për akuzat që pasuan deklaratën në Abu Dabi, se kishte përfituar nga Greqia bursë për të studiuar në Harvard gjatë kohës si kryetar bashkie i Tiranës. Rama thekoi se në fshatin Vuno të Himarës, prej nga është nëna e tij, nuk flitej greqisht dhe se, përkundër se do të ishte i lumtur dhe krenar nëse do të kishte rrënjë greke, nuk i ka dhe është krenar për rrënjët e tij shqiptare.

Ai mohoi sërish se ka marrë ndonjëherë bursë për në Harvard apo se ka studiuar atje, duke thënë se e ka vizituar universitetin falë një shoqeje të ngushtë greko-amerikane, por nuk ka qenë student i Harvardit. Rama përmendi përhapjen e shumë dezinformatave për këtë çështje.

Previous Post

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanalin me ujë, tre të lënduar

Next Post

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën; në kërkim katër egjiptianë

Next Post
Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën; në kërkim katër egjiptianë

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën; në kërkim katër egjiptianë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al