Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Rama n’burg, Berisha n’burg — Pas marshimit në kryeqytet disa rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë në këmbë

timoni.al by timoni.al
June 9, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
LIVE/ Rama n’burg, Berisha n’burg, rreth tre orë para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër kryeqytet: Opozita jemi ne
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas rreth tre orësh tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur për “dorëheqje” të qeverisë dhe “opozita jemi ne”. Më pas ata u rikthyen sërish para kryeministrisë duke thirrur në kor “Nesër më shumë”. Një pjesë tjetër e demonstruesve vijoi marshimin në akse të ndryshme të Tiranës, ndërsa vazhdueshin thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “nesër më shumë”.

Kjo është dita e dhjetë radhazi e protestës qytetare, e nisur si kundërshtim ndaj investimit dhe projektit që pritet të ndërtohet në Zvërnec. Fjalimi hapës sot u mbajt nga aktivisti Alben Kola, i cili u shpreh ndër të tjera: “Është me rëndësi të keni durim, edhe pse kjo betejë do zgjasë disa ditë. Në mërgatën tonë po organizohen chartera. Kemi shumë që kanë ardhur nga Gjermani etj…Organizatorë janë 100 mijë shqiptarët këtu dhe 6 milionë në diasporë. Mos thoni Rama ik se është e opozitës së shitur, thoni Rama burg, Berisha burg. Kush do udhëheqë Shqipërinë e re? Mos kini frikë, kemi 1000 pedagogë jashtë që janë gati të kthehen”.

Një prej protestuesve që mbajti fjalën në podiumin para Kryeministrisë bëri thirrje për zgjerim të mobilizimit: “Nesër do të jetë protestë kombëtare, ju bëj thirrje të vini të gjithë në Tiranë”. Gjatë tubimit u përsëritën kërkesat dhe slogane të njëjta me ditët e mëparshme, ndërsa organizatorët apeluan për vijim të pjesëmarrjes.

Protestuesit kanë parashtruar pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë; shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë; shfuqizimin e Paketës së Maleve; anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura; dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Demonstratat vazhduan me marshime dhe tubime para godinave qeveritare, duke mbajtur tonin e kundërshtimit ndaj projektit të Zvërnecit dhe kërkesave të paraqitura.

Previous Post

Real Madrid zyrtarizon largimin e Alvero Arbeloas nga pankina

Next Post

Studentëve të RMV, ambasadori Meidani: Mos lejoni realitetin e sotëm të kufizojë të ardhmen; jeni brezi i ndryshimit

Next Post
Studentëve të RMV, ambasadori Meidani: Mos lejoni realitetin e sotëm të kufizojë të ardhmen; jeni brezi i ndryshimit

Studentëve të RMV, ambasadori Meidani: Mos lejoni realitetin e sotëm të kufizojë të ardhmen; jeni brezi i ndryshimit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al