Parlamenti miratoi aktin normativ që parashikon uljen me 20% të akcizës për karburantet kur çmimi i benzinës kalon 220 lekë për litër. Vendimi u mor pas një seance maratonë, rreth orës 24:00 të enjten, kur socialistët votuan të gjitha pikat e rendit të ditës dhe rrëzuan tre propozime të demokratëve.
Në të njëjtën seancë, Genta Tafa, ish-komisionere e KPK-së, u zgjodh Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi me 83 vota pro dhe 25 kundër.
Votimet për projektligjet dhe aktet e tjera zhvilluan kështu: Akt normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” u miratua me 85 pro, 0 abstenim, 25 kundër. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, u miratua me 85 pro, 1 abstenim, 0 kundër. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, Për shtetësinë,” mori 85 pro, 0 abstenim, 25 kundër. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 85 pro, 0 abstenim, 25 kundër. Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital” mori 83 pro, 0 abstenim, 25 kundër. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, Për taksat kombëtare” u miratua me 85 pro, 0 abstenim, 24 kundër.
Propozime të tjera u rrëzuan: projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975… Për taksat kombëtare”, propozim i Eno Bozdos, mori 25 pro dhe 85 kundër; projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, Për akcizat…” mori 25 pro dhe 85 kundër; projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse” mori 25 pro dhe 84 kundër.
Për pozicionet në Zyrën e Avokatit të Popullit dhe në Bankën e Shqipërisë votimet ishin: Ahmet Prençi, Komisioner në Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, 84 pro, 0 abstenim, 22 kundër; Aldo Meçi 1 pro, 6 abstenim, 101 kundër. Për Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, Alma Faskaj 82 pro, 1 abstenim, 26 kundër; Gentjana Zeneli 0 pro, 3 abstenim, 105 kundër. Merita Bejtja u zgjodh Inspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë me 84 pro, 1 abstenim, 23 kundër. Matilda Shehu mori 1 pro, 2 abstenim, 104 kundër për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

