Saturday, October 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protestë dhunshme: zjarr në Ministrinë e Bujqësisë; protestuesit hedhin gurë e molotovë, efektivët reagojnë me ujë, gaz, plumba-gome

timoni.al by timoni.al
October 24, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Protestë dhunshme: zjarr në Ministrinë e Bujqësisë; protestuesit hedhin gurë e molotovë, efektivët reagojnë me ujë, gaz, plumba-gome
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protestat e sotme nisën me grumbullimin e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike, të cilët u mblodhën para selisë së PD-së dhe marshuan drejt Kryeministrisë. Paralelisht, rreth orës 14:00 nisi protesta e të rinjve në Rrugën e Durrësit, ku disa protestues hodhën gurë drejt Ministrisë së Arsimit dhe efektivëve që kishin vendosur kordone. Të rinjtë vendosën flakë disa koshave që ia afruan forcave, por policia kundërpërgjigj me autobotë ujëhedhës dhe gaz lotsjellës, duke boshatisur brenda pak minutash Rrugën e Durrësit.

Të shpërndarë në grupe, protestuesit përballen më pas me policinë në sheshin Skënderbej dhe u rigrupuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë Kryeministrisë, ku u regjistrua një nga përplasjet më të forta që prej fillimit të protestave më 13 tetor. Në rresht të parë ishin disa të rinj, të cilët hodhën molotov drejt frontit të policisë; në terren ishin të angazhuar rreth 2,000 efektivë. Për të frenuar protestuesit, policia përdori autobotët ujëhedhës, plumba gome, spraj me piper dhe gaz lotsjellës në masë.

Protestuesit u shpërndanë në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke krijuar disa fronte ku herë përparonin ata dhe herë avanconte policia. Një nga dyert e Ministrisë së Bujqësisë u përfshi nga flakët, të cilat u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit. Në rrugën e Myslym Shyrit pati lëvizje të policisë në ndjekje të protestuesve, por pa incidente të raportuara në zonë. Pasditja ishte e tensionuar kryesisht në sheshin Skënderbej, ku të rinj të maskuar me shkopinj u përplasën me efektivët; pajisjet tymuese u shfrytëzuan në një shkëmbim midis palëve.

Në përplasje një protestues dhe një efektiv u përfshinë nga flakët dhe morën ndihmën e kolegëve. Në spitale u paraqitën për ndihmë mjekësore një deputet, katër protestues, një polic dhe dy përfaqësues të medias. Përveç të rinjve dhe studentëve, protestës iu bashkuan pedagogë, mjekë, sindikata e biznesit të vogël, Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias, si dhe demokratët, të cilët mbajtën një tubim paqësor pranë Kryeministrisë; i vetmi incident aty ishte djegia e shilteve të vendosura nga kryeministri si ftesë për dialog.

Previous Post

Përplasjet në protestë: Dy qytetarë plagosen nga plumbat e gomës, njëri me plagë në bark

Next Post

Protesta dhunshme, zjarr në hyrje Ministrisë Bujqësisë, fishekzjarre ndaj PS dhe Bankës; policia kundërpërgjigjet me gaz, ujë, plumba-gome

Next Post
Protestë dhunshme: zjarr në Ministrinë e Bujqësisë; protestuesit hedhin gurë e molotovë, efektivët reagojnë me ujë, gaz, plumba-gome

Protesta dhunshme, zjarr në hyrje Ministrisë Bujqësisë, fishekzjarre ndaj PS dhe Bankës; policia kundërpërgjigjet me gaz, ujë, plumba-gome

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al