Saturday, October 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta dhunshme, zjarr në hyrje Ministrisë Bujqësisë, fishekzjarre ndaj PS dhe Bankës; policia kundërpërgjigjet me gaz, ujë, plumba-gome

timoni.al by timoni.al
October 24, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Protestë dhunshme: zjarr në Ministrinë e Bujqësisë; protestuesit hedhin gurë e molotovë, efektivët reagojnë me ujë, gaz, plumba-gome
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protestat e sotme nisën me deputetë dhe militantë të Partisë Demokratike që u mblodhën para selisë së PD dhe marshuan drejt Kryeministrisë. Paralelisht, rreth orës 14:00 nisi protesta e të rinjve në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit hodhën gurë drejt mistrisë së Arsimit dhe efektivëve që kishin vendosur kordone në atë aks. Disa koshë zjarri iu afruan policisë dhe u vendosën flakë; forcat e rendit u kundërpërgjigjën me autobotë ujëhedhës, gaz lotsjellës dhe ujë, duke e boshatisur brenda minutash Rrugën e Durrësit.

Të shpërndarë në grupe, protestuesit shkëmbyen përplasje me policinë në Sheshin Skënderbej dhe më pas u rigrupuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku u zhvillua një nga përplasjet më të forta që prej 13 tetorit, kur nisi protesta e dhunshme. Në vijën e parë ishin të rinj të organizuar si grupi më aktiv, që hodhën molotov ndaj forcave të rendit. Policia, e angazhuar me rreth 2,000 efektivë, përdori autobotët, plumba gome, sprej piperi dhe gaz lotsjellës në masë për t’i zprapsur.

Protestuesit u shpërndanë në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke krijuar fronte të shumta ku herë përparonin ata e herë avanconte policia. Një nga dyert e Mistrisë së Bujqësisë u përfshi nga flakët dhe më pas u shua nga zjarrfikësit. Në rrugën e Myslym Shyrit shërbimet dhe bizneset u gjetën të papërgatitura kur policia marshoi në ndjekje të protestuesve, por aty nuk raportohen incidente të rënda.

Beteja vijoi gjatë pasdites sidomos në Sheshin Skënderbej, ku të rinj të maskuar e me shkopinj u përplasën me policinë, ndërsa tymueset e përdorura nga forcat e rendit u kthyen në një shkëmbim mes palëve. Një protestues dhe një efektiv u përfshinë nga flakët dhe morën ndihmë menjëherë. Në spital u paraqitën për ndihmë një deputet, katër protestues, një polic dhe dy përfaqësues të medias. Në protestë morën pjesë përveç të rinjve dhe studentëve edhe pedagogë, mjekë, sindikata e biznesit të vogël, Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias, si dhe demokratë që në mëngjes zhvilluan një tubim paqësor pranë Kryeministrisë; i vetmi incident aty ishte djegia e shilteve të vendosura nga kryeministri.

Previous Post

Protestë dhunshme: zjarr në Ministrinë e Bujqësisë; protestuesit hedhin gurë e molotovë, efektivët reagojnë me ujë, gaz, plumba-gome

Next Post

Policia e Shtetit reagon për protestën në Tiranë: Efektivët përballen me akte të vazhdueshme dhune

Next Post
Policia e Shtetit reagon për protestën në Tiranë: Efektivët përballen me akte të vazhdueshme dhune

Policia e Shtetit reagon për protestën në Tiranë: Efektivët përballen me akte të vazhdueshme dhune

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al