Sunday, June 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta/ Berisha: 11 korriku, dita kundër krimeve kundër njerëzimit të kryera mbi shqiptarët nga Rama

Editor by Editor
July 1, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Protesta/ Berisha: 11 korriku, dita kundër krimeve kundër njerëzimit të kryera mbi shqiptarët nga Rama
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se protesta e opozitës më 11 korrik është dita kundër krimeve kundër njerëzimit të kryera mbi shqiptarët, sipas tij nga kryeministri Edi Rama. Berisha tha se 11 korriku është dita të luftojnë për qindra-mijëra njerëz që vdiqën në ato që ai i quan kthetrat e një mjekësie të pashpirt. Ai shtoi se nuk duhet kurrë të pranosh këtë shkatërrim, këtë korrupsion, sipas tij, të Ramës dhe ministrave të tij.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shqiptarë, të cilët fatmirësisht jeni pa asnjë sëmundje dhe të shëndoshë, është koha e fundit të mendoni për të sëmruët e këtij vendi, se sot jeni të shëndoshë, por nesër mund të pësoni fatin e tjetrit. Nuk duhet kurrë të heshtësh, nuk duhet kurrë të pranosh këtë shkatërrim, këtë korrupsion, këtë pashpirtësi të Edi Ramës, Manastirliut, Beqës dhe kësaj tjetrës që ka marrë tani në ministri. O miq, kjo nuk është vetëm në shëndetësi, po kjo është në çdo fushë.

A nuk është krim kundër njerëzimit që 18 përqind e fëmijëve të mos mund të ushqehen me një ose dy vakte në ditë? Uria është torturë, dhe ti torturon 18 përqind të fëmijëve në Shqipëri sepse vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh me sojin tënd. A nuk janë këto motive për një betejë për jetë dhe vdekje kundër këtij armiku? A mund të durohet më tej? Edhe njëherë miq, një president në Kenia u zgjodh duke u premtuar kenianëve se do u lehtësojë varfërinë dhe pas një viti u rriti taksat.

Kenianët i vunë kufirin te thana. Vërtet u vranë, por triumfuan, por fituan, i dhanë shembull se si luftohet kundër atyre që të poshtërojnë, kundër atyre që të mashtrojnë. Ndaj dhe 11 korriku po vjen, 11 korriku është dita kundër krimeve kundër njerëzimit të kryera mbi shqiptarët nga Edi Rama. 11 korriku është dita të luftojmë për qindra-mijëra njerëz që vdiqën në kthetrat e një mjekësie të pashpirt, të shndërruar nga Edi Rama, ministrat e tij në një bursë vdekje.

Previous Post

“Pusho o qeros”/ UEFA merr vendimin për Declan Rice pas incidentit ndaj Sllovakisë

Next Post

Dogjën mjetin e efektivit të policisë në Lezhë, arrestohen dy të rinj

Next Post
Dogjën mjetin e efektivit të policisë në Lezhë, arrestohen dy të rinj

Dogjën mjetin e efektivit të policisë në Lezhë, arrestohen dy të rinj

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al