Sunday, June 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dogjën mjetin e efektivit të policisë në Lezhë, arrestohen dy të rinj

Editor by Editor
July 1, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Dogjën mjetin e efektivit të policisë në Lezhë, arrestohen dy të rinj
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LEZHË- Arrestohen dy të rinjt të cilët dogjën mjetin e efektivit të policisë në Lezhë. Sipas hetimeve të kryera nga policia lidhur me zbardhjen e shkakut të djegies së mjetit të një punonjësi policie në Lezhë, ka rezultuar se Klaudio Gjokhilaj dhe Klaudio Kovaci në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin oficerit të Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë. Gjithashtu edhe nga pamjet e publikuara të Policia, dallohen 2 të rinjtë të cilët i kanë djegur mjetin efektivit.

Njoftimi i Policisë; 

Lezhë/ Zbardhet shkaku i djegies së automjetit të punonjësit të Policisë. Në vijim të hetimeve, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, bazuar në provat e siguruara, dokumentoi me prova ligjore djegien e qëllimshme të automjetit. Policia e Lezhës identifikoi, kapi dhe arrestoi dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Nga hetimet dyshohet se djegia e automjetit është bërë për shkak të detyrës. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë nën drejtimin e  Prokurorisë, vijuan hetimet e thelluara për zbardhjen e shkakut të përfshirjes nga zjarri të automjetit të shtetasit R. Z., oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi, në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi  dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. Gj., 24 vjeç dhe K.K., 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit  R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Previous Post

Protesta/ Berisha: 11 korriku, dita kundër krimeve kundër njerëzimit të kryera mbi shqiptarët nga Rama

Next Post

FOTO/ Pa rroba në tualet, Ilnisa dhe Meritoni, i vënë ‘flakën’ rrjetit me fotot e fundit

Next Post
FOTO/ Pa rroba në tualet, Ilnisa dhe Meritoni, i vënë ‘flakën’ rrjetit me fotot e fundit

FOTO/ Pa rroba në tualet, Ilnisa dhe Meritoni, i vënë ‘flakën’ rrjetit me fotot e fundit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al