Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prokuroria Speciale e Kosovës nis hetimet për biznesmenin “prestanome” Marin Gjonaj

Editor by Editor
April 30, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Prokuroria Speciale e Kosovës nis hetimet për biznesmenin “prestanome” Marin Gjonaj
0
SHARES
49
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale nis hetimet për ETMT të Marin Gjonaj.

Prokuroria Speciale e Kosovës është aktivizuar pas raportimeve të njëpasnjëshme të VOX Kosova për kompaninë e tregtimit të energjisë elektrike “ETMT Energy”. Në një përgjigje dhënë VOX-it, zëdhënësja e organit kryesor të ndjekjes penale në Kosovë, Arbnora Luta, ka thënë se Prokuroria Speciale “po e trajton rastin në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

“Ju njoftojmë se, lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke e trajtuar rastin në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare”, i tha VOX Kosovës, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

VOX Kosova ka raportuar se ETMT Energy, me pronar oligarkun Marin Gjonaj, vetëm për dy muaj(shkurt dhe mars 2026) ka pasur qarkullim mbi 24 milionë euro. E njëjta, operon me vetëm një punëtor të regjistruar e me zyre të mbyllura në dry.

ETMT në Kosovë në janarin e vitit 2025 kishte qarkullim vetëm 90 euro.

Lidhjet e pronarit të ETMT-së, Marin Gjonaj me pushtetin në Kosovë:

Marin Gjonaj është në lidhje biznesore me deputetin e Vetëvendosjes, Ejup Ahmeti. Të dy së bashku zotërojnë kompaninë “Top Fruits” në Shqipëri, e cila akuzohet nga shteti shqiptar për manipulim me fondet publike të granteve.

Ai madje është parë disa herë në shoqërinë e Ahmetit. Fotografitë janë publikuar ekskluzivisht nga VOX Kosova.

Përveç me Ahmetin, VOX Kosova ka siguruar edhe fotografi të tjera ku shihet se Gjonaj ka pasur takime edhe me zv/ministrin e Ekonomisë, sektorit përgjegjës për energjinë në Kosovë, Getoar Mjeku.

ETMT Energy, përveç në Kosovë, ka degë edhe në Beograd. E njëjta, është licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë në shtator të vitit 2021, në kohën kur pushtetin e kishte marrë Vetëvendosje./infonews.al

Previous Post

Ndalesa tjetër, 140: Irani ironizon dhe sulmon administratën e Trump për çmimin e naftës

Next Post

Qeveria britanike premton 25 milionë paund shtesë për sigurinë e komuniteteve hebraike pas thirrjes së Netanyahut

Next Post
Qeveria britanike premton 25 milionë paund shtesë për sigurinë e komuniteteve hebraike pas thirrjes së Netanyahut

Qeveria britanike premton 25 milionë paund shtesë për sigurinë e komuniteteve hebraike pas thirrjes së Netanyahut

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al