Saturday, May 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Prokuroria Fierit kërkon konfiskimin e pasurive dënuarit për drogë në Itali: mbi 17.000m2 tokë, apartamente, kuota 5 shoqëri

timoni.al by timoni.al
April 21, 2026
in Lajmi Fundit
0
Prokuroria Fierit kërkon konfiskimin e pasurive dënuarit për drogë në Itali: mbi 17.000m2 tokë, apartamente, kuota 5 shoqëri
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimin pasuror në procedimin nr.1, datë 01.07.2025, dhe kërkon konfiskimin e pasurive që rezultuan të krijuara si pasojë e veprimtarive të dyshuara kriminale. Hetimi ka si objekt pasuritë në pronësi të shtetasve A.H., M.H., A.H., A.H. dhe K.H., si dhe pesë shoqërive tregtare në pronësi të tyre, ku është dokumentuar ekzistenca e pasurive të pajustifikuara nga burimet e ligjshme, përfshirë 5 apartamente, 2 njësi shërbimi, 16,719 m² tokë arë dhe kuotat e pesë shoqërive.

Sipas prokurorisë, ortaku i vetëm i shoqërisë “A…” sh.p.k., shtetasi A.H., deklaroi një financim të shoqërisë në shumën 100,072,890 Lek, që nuk justifikohet nga burime legjitime. Nëpërmjet kësaj shoqërie u krijuan edhe shoqëri të tjera mes anëtarëve të familjes. Hetimi vërteton kryerjen e veprimeve fiktive për të justifikuar këtë shumë, shumica jashtë sistemit bankar, në pagesa “cash” dhe përmes akteve jo noteriale, me qëllim shmangien e ndjekjes së origjinës ligjore të fondeve.

Shuma e pajustifikuar u përdor si bazë për zhvillimin e aktivitetit ekonomik të shoqërive, u reflektua në pasqyrat financiare si burim i ligjshëm, dhe më pas shërbeu për investime të ndryshme, përfshirë blerjen e automjeteve dhe shpërndarjen e të ardhurave në formë pagash dhe dividendesh. Këto të ardhura u reinvestuan në pasuri të paluajtshme dhe kuota shoqërish, duke krijuar një cikël ekonomik të mbështetur mbi një burim fillestar të pajustifikuar.

Hetimet gjetën se A.H., i dënuar në Itali për “Përfitim të të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale, drogë”, sillte në Shqipëri vlera monetare që vinin nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Gjithashtu, janë konstatuar shoferë të punësuar në shoqëritë e hetuara duke sjellë vlera monetare të padeklaruara në kufi.

Në përfundim, Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të A.H. dhe M.H. (apartamente dhe njësi shërbimi në Bashkinë Fier, Tiranë dhe Vlorë), tokave arë në Fier në emër të shoqërive “A…” sh.p.k. dhe “A I” sh.p.k., apartamente në emër të K.H., si dhe kuotave të pesë shoqërive të përfshira. Prokuroria shpreh angazhimin për ndjekjen me prioritet të identifikimit dhe konfiskimit të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Previous Post

Veliaj kërkon nga Gjykata Administrative transmetimin live të seancave të gjyqit; detyrim për transparencë ndaj publikut

Next Post

Muriqi arrin marrëveshje paraprake për rikthim në Stamboll në vorbullën e merkatos

Next Post
Muriqi arrin marrëveshje paraprake për rikthim në Stamboll në vorbullën e merkatos

Muriqi arrin marrëveshje paraprake për rikthim në Stamboll në vorbullën e merkatos

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al