Monday, October 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Policia sekuestron 8 mijë euro dhe pajisje pokeri në lokal kazino në Fier; administratorja dhe organizatori arrestohen

timoni.al by timoni.al
October 5, 2026
in KRYESORE
0
Policia sekuestron 8 mijë euro dhe pajisje pokeri në lokal kazino në Fier; administratorja dhe organizatori arrestohen
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Fierit finalizoi operacionin e koduar “No Games”, duke goditur një ambient ku dyshohet se organizoheshin lojëra fati në mënyrë të kundërligjshme. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Gjatë ndërhyrjes në një lokal në lagjen “Kastriot” të Fierit, të marrë me qira dhe të administruar nga shtetasja Dh. Sh. G., u zbulua një dhomë e përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit, që dyshohet se organizoheshin nga shtetasi R. C. Në vend u kapën në flagrancë 16 persona që po kryenin lojëra fati. Në pranga përfunduan dy shtetas: R. C., 43 vjeç, banues në Tiranë, dhe Dh. Sh., 49 vjeçe, banueses në Fier.

Për veprime të mëtejshme penale u proceduan në gjendje të lirë 16 shtetasit e kapur, të identifikuar me inicialet dhe moshat e mëposhtme: K. Ç., 38 vjeç; D. K., 44 vjeç; A. V., 39 vjeç; K. H., 45 vjeç; L. M., 42 vjeç; F. A., 59 vjeç; A. I., 37 vjeç; O. M., 37 vjeç; K. H., 49 vjeç; D. V., 46 vjeç; E. B., 40 vjeç; D. V. (T.), 31 vjeç; L. Xh., 39 vjeç; V. T., 35 vjeç; F. P., 41 vjeç; dhe S. D., 28 vjeç. Të proceduarit janë banues në Fier, Tiranë, Durrës, Korçë dhe Berat.

Gjatë aksionit forcat e rendit sekuestruan si prova materiale një tavolinë pokeri, një kuti me 500 çipsa, gjashtë pako me letra bixhozi, pesë celularë dhe një shumë prej 8 000 eurosh. Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Peleshi pret delegacionin e Kongresit amerikan; kryetari i Kuvendit: Forcim i partneritetit Shqipëri-SHBA

Next Post

Presidenti Begaj para magjistratëve rinj: Hetimi i personave me pushtet nuk është më i pamundur, keni përgjegjësi historike

Next Post
Presidenti Begaj para magjistratëve rinj: Hetimi i personave me pushtet nuk është më i pamundur, keni përgjegjësi historike

Presidenti Begaj para magjistratëve rinj: Hetimi i personave me pushtet nuk është më i pamundur, keni përgjegjësi historike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al