Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pjesëmarrje në organizatë terroriste, zbardhet dosja e “xhihadistëve” shqiptarë

Editor by Editor
October 5, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Pjesëmarrje në organizatë terroriste, zbardhet dosja e “xhihadistëve” shqiptarë
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme e Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim 23 persona të rikthyer nga Siria me akuzën për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Në dosjen që ka siguruar gazetarja, Anila Hoxha zbulohen dhe arsyet pse këta persona kanë udhëtuar në Siri dhe i janë bashkuar luftës së ISIS-it duke përfshirë në këtë vendim edhe familjarë, fëmijë, miq dhe të njohur.

Nga dosja që disponon Top Channel, shihet qartë se informacioni për rekrutimet dhe të ikurit në Siri merrej kryesisht në xhamitë që këta persona frekuentonin.

Në dosjen hetimore e pandehura Brunilda Koçollari, tregon se gjatë qëndrimit në Raka çdo grua kishte në ambientet ku banonin nga një armë për çdo rast emergjent që mund t’iu shfaqej pasi ishin kohëra të trazuara dhe mund të ndodhte çdo gjë. Ajo sqaron se vetë ka pasur një shotgun, të cilin ia kishte mësuar me detyrim bashkëshorti për ta përdorur.

Bashkëshorti i Brunilda Koçollarit, Artur Koçollari është vrarë në luftën me ISIS, dhe për vdekjen e bashkëshortit Brunilda thotë se është paguar 800 dollarë amerikanë.

Pas vdekjes së bashkëshortit ajo ka menduar të largohej dhe të kthehej në Shqipëri por ka qëndruar në Siri dhe është martuar me një luftëtar tjetër të ISIS-it.

Ndërkohë një tjetër i pandehur, Etion Zani ka udhëtuar në Siri duke iu përgjigjur thirrjes së organizatës terroriste ISIS, kundrejt pagesës. Përveç pjesëmarrjes Zani është përfshirë edhe në veprime luftarake duke qenë luftëtar i organizatës ISIS.

Bashkëshortja e tij Klotilda Zani ka udhëtuar bashkë me bashkëshortin në Siri dhe i është bashkuar organizatës terroriste ISIS duke pranuar pagesa prej kësaj organizate dhe duke pranuar të qëndrojë në organizatë dhe t’i shërbejë bashkëshortit.

Previous Post

Inceneratori i Elbasanit/ Një firmë e mori në qafë, mesazhi i 74-vjeçarit: Firmosni me mend në kokë

Next Post

U fut për të vjedhur banesën, hajduti e pëson keq, bie nga kati i pestë i pallatit

Next Post
U fut për të vjedhur banesën, hajduti e pëson keq, bie nga kati i pestë i pallatit

U fut për të vjedhur banesën, hajduti e pëson keq, bie nga kati i pestë i pallatit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al