Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Një firmë e mori në qafë, mesazhi i 74-vjeçarit: Firmosni me mend në kokë

Editor by Editor
October 5, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Inceneratori i Elbasanit/ Një firmë e mori në qafë, mesazhi i 74-vjeçarit: Firmosni me mend në kokë
0
SHARES
80
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një prej anëtarëve të komisionit i dënuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit, Serafin Papa ka dhënë një intervistë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.

Menjëherë pasi u dënua për shpërdorim detyre me një vit e katër muaj, për shkak të një firme, 74-vjeçari dha mesazhe për çdo nëpunës të shtetit.

Ai shprehet se nuk do ta çojë çështjen në Apel, edhe pse ka qëndruar dy muaj më shumë në arrest shtëpie, bazuar në vendimin e sotëm të gjykatës.

Papa: 47 vjet, kam qenë inxhinier pastaj kam qenë përgjegjës i repartit të mirëmbajtjes në zonën e Kukësit, pastaj në Institutin e Metalurgjisë, kam qenë shef i kabinetit për projektimin e makinerive të kombinatit metalurgjik.

Hoxha: Prisje të dilje në pension apo ke dalë?

Papa: Unë kam dalë në pension.

Hoxha: Çfarë more nga shteti yt?

Papa: Unë nga shteti mora një dënim që i bie dy e vjet, me 1/3 i bie 1.4 vjet, që i thonë 16 muaj, unë në arrest shtëpie kam 18 muaj, me një fjalë duhet t’i kërkoj shteti dy muaj, ia kam fal shtetit ato dy muaj.

Hoxha: Nuk do të kërkosh?

Papa: Jo, çfarë do më duhet? Ja dola i pafajshëm, do të bëj biografi, unë jam 74 vjeç.

Hoxha: Do të shkosh në Apel?

Papa: Jo, për çfarë të shkoj? Të kërkoj pafajësinë? Çfarë më duhet pafajësia. Unë ndihem i pafajshëm, atë e di gjithë qyteti i Elbasanit.

Hoxha: A ju jep një apel të gjithë nëpunësve?

Papa: Të gjithë, si në qeveri, ministri apo bashki krijohen komisione për vlerësimin e ofertave për tendera të ndryshëm që bëhen. Unë rekomandoj të gjithë nëpunësve që kur të firmosin të jenë me mend në kokë mos të veprojnë në kundërshtim me rregullat që ka shteti. 

Unë kam firmos e vërtetë është, ditën e fundit pasi mbaroi komisioni afatin që kishte. Unë kam firmos tek draft kontrata dhe tek studimi i fizibilitetit, në këto dokumente studimi nuk mund të bëhej në atë komision, për të bërë një studim fizibiliteti duhen shumë procedura, jo një paçavure që na dhanë ne.

Hoxha: U zhgënjeve nga vendimi?

Papa: Drejtësia është drejtësi nuk mund ta gjykoj vendimin e zonjave të shkallës së parë, ashtu e kanë gjykuar./Top Channel

Previous Post

Kapet sasia më e madhe e kokainës në Selanik, përgjegjës “kokat” shqiptare, 5 “shqipe” në pranga

Next Post

Pjesëmarrje në organizatë terroriste, zbardhet dosja e “xhihadistëve” shqiptarë

Next Post
Pjesëmarrje në organizatë terroriste, zbardhet dosja e “xhihadistëve” shqiptarë

Pjesëmarrje në organizatë terroriste, zbardhet dosja e “xhihadistëve” shqiptarë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al