Monday, October 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë: Arrestohen 9 persona, 20 shpallen në kërkim, në pranga një gjerman

timoni.al by timoni.al
October 26, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Përplasjet gjatë protestës në Tiranë: Arrestohen 9 persona, 20 shpallen në kërkim, në pranga një gjerman
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia njofton se gjatë dhe pas përplasjeve në tubimin e datës 24 tetor 2026 janë arrestuar nëntë persona, janë proceduar penalisht dy të tjerë dhe janë shpallur në kërkim 20 shtetas. Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit dyshohet se kanë kundërshtuar dhe kanë goditur me sende të forta dhe me lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore.

Në vijim të veprimeve hetimore nën drejtimin e Prokurorisë, Policia ka arrestuar shtetasit me inicialet A. K., 27 vjeç; P. L., 45 vjeç; E. B., 21 vjeç; Sh. M., 19 vjeç; O. C., 19 vjeç; Z. M., 25 vjeç; S. H., 20 vjeç; M. L., 23 vjeç (shtetas gjerman); dhe K. M., 20 vjeç. Përveç këtyre arrestimeve, dy persona janë proceduar penalisht, ndërsa 20 shtetas janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

Gjithashtu, në kuadër të veprimeve policore është arrestuar edhe shtetasi E. D., 20 vjeç, i cili sipas Policisë kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar për veprën penale “Vjedhja” dhe dyshohet se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të datës 24.10.2026.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., 20 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, e marrë si provë materiale. Policia njofton se vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale lidhur me këto ngjarje i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Rrjedhje gazi nga bombula e gatimit në apartament alarmon banorët, ndërhyjnë zjarrfikësit

Next Post

Majko: Pas fitores studentore në Serbi, Vuçiç u tërhoq si figurë e vjetër, pa u rrëzuar si tiran

Next Post
Majko: Pas fitores studentore në Serbi, Vuçiç u tërhoq si figurë e vjetër, pa u rrëzuar si tiran

Majko: Pas fitores studentore në Serbi, Vuçiç u tërhoq si figurë e vjetër, pa u rrëzuar si tiran

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al