Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Elbasanit.
Autoritet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, pranë Fakultet Ekonomik. Si pasojë je aksidentit janë dëmtuar tre persona të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.















