Mbrëmjen e kaluar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim me Policinë kanë arrestuar 7 persona, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Xhamat e errësuar” janë ndaluar Qamil Domi, Erjon Rakipllari, Erges Zaka, Yllka Graceni, Artan Frroku, Artan Murati dhe Zef Ndoca.
Ata akuzohen se falsifikonin dokumente për xhamat e zinj të automjeteve. Sipas dosjes që gazetarja Anila Hoxha disponon, më datë 16.11.2021 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është paraqitur bashkëpunëtori i cili ka pranuar kryerjen e veprimeve simuluese dhe në kallëzimin e tij saqon se shkoi tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor për tu interesuar sa kushton rinovimi i dokumentacionit të mjetit të tij me targe AA535XA pasi ai mund të shkonte jashtë shtetit muajin tjetër dhe makinën do ta përdornin familjarët e tij.
“Pak metra pa shkuar tek Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë janë zyrat e disa kompanive të sigurimeve dhe agjentet që punojnë në këto zyra të kapin vetë dhe të pyesin se për çfarë shërbimesh je i interesuar. Sapo është afruar aty e ka pyetur një grua rreth 55 vjec se për cfarë interesohej dhe pasi i ka treguar dokumentat e mjetit i thotë sa kushtonte siguracioni mjetit dhe sa rinovimi i te gjithë dokumentave. Ajo është prezantuar me emrin Yllka, ishte me detyrë agjente sigurimesh dhe në zyrë punonte bashkë me një vajzë më të vogël se ajo në moshë. Kur ka parë makinën që kishte të parkuar jashtë ajo i thotë “se përse nuk e vishte me xhama të zinj”. Kallëzuesi i thotë se do kishte dëshirë por ka hallin mos i nxjerr probleme policia pasi këto makina i ndalojnë shpesh herë nëpër postoblloqe”, thuhet në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Gjatë bisedës së bërë, Yllka i thotë që të mos merakosej sepse falë njohjeve me punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë, e bënte çdo gjë me letra të rregullta duke i dhënë atyre para në formë ryshfeti.
“Kur kallëzuesi e pyeti se si duhet të vepronte ajo i thotë shko tek një miku im ne Sukth që ka një servis për veshje xhamash dhe i con direkt numrin e tij të celularit. Mbasi kallëzuesi të vishte xhamat e makinës të errët 100% të përparmet dhe të pasmet do shkonte ta takonte atë (Yllken) e cila do ta pajiste me një autorizim në vlerën 5000 lekë të reja e më pas do kalonte makinën në kontroll fizik. Më pas duhej paguar mandati 20000 lekë të reja (taksa shtetërore pesë vjecare) dhe tek punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë nëpërmjet Yllkes do cohej shuma 4000 lekë të reja në formë ryshfeti në mënyrë që xhamat të ishin më të errësuar se sa e lejon ligji”, thuhet në dosjen hetimore.
Gjatë bisedës, kallëzuesi mësoi se Yllka bënte dhe kalimin e mjeteve për kualidim në Fushë Prezë sepse kishte njohje me punonjës të ndryshëm. Nga biseda e bërë me Yllkën kallëzuesi ka kuptuar se ajo bashkëpunonte me një punonjës me emrin Erjon sepse dhe tek servisi që do të bënte xhamat e zinj kallëzuesi do të prezantohej si miku i Erjonit.
Nga sa ka parë në pak minuta që ka ndejtur aty, kallëzuesi ka vënë re se gati të gjithë agjentët e sigurimeve që ishin me zyra aty ishin të përfshirë ne veprimtari korruptive me punonjësit e brendshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë. Kur ka folur në telefon me pronarin e servisit, ai i ka thënë që ta merrte sërish në darke dhe t’i linte orar për nesër.
Për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, prokurori i çështjes ka dhënë autorizim për kryerjen e vëzhgimeve dhe filmimeve ndaj shtetases Yllka Pronja (Graceni) me detyrë agjente sigurimesh.
Një ditë më pas, bashkëpunëtori sqaron se sipas porosisë që i dha agjentja e sigurimeve, ka marrë numrin e pronarit të servisit që do të bënte errësimin e xhamave të mjetit të tij. Gjatë bisedës, i thotë të shkojë të nesërmen në orën 11 të paradites dhe të lërë makinën në servis.
Kallëzuesi ka shkuar tek servisi në fjalë që ndodhej në Shijak të Durrësit dhe në hyrje shkruhej “Veshje xhamash” dhe jepej numri i celularit. Pasi e mori vesh se cili e kishte sjellë, punonjësi i servisit i tha se veshja e xhamave 100% të errësuar kushtonte 15.000 lekë të reja dhe se mjetin ai e mbaronte mbasdite. Gjate bisedës së bërë i thotë që do vinte ta merrte mjetin nesër në mëngjes.
Më datë 18.11.2021, bashkëpunëtori ka shkuar në orën 07:45 të mëngjesit për të marrë makinën tek servisi dhe një djalë i ri i kishte thënë se e kishte bërë gati makinën që mbrëmë.
Në dokumentacionet që kishte përgatitur, shkruhej se xhamat errësues anësor të shoferit dhe pasagjerit ishin 50% ndërsa të mbrapmit 10%, por që në realitet janë të veshur 100% errësues. Nga biseda me punonjësin e servisit, i thotë se letrat i ka plotësuar siç e kërkon ligji. Sa i përket kalimit tek Drejtoria e Transportit rrugor, tha se nuk mbante përgjegjësi. Më pas punonjësi i servisit ka folur në telefon me Erjonin që ishte miku i Yllkës.
Kur e ka pyetur se përse nuk e ka errësuar xhamin e parë, punonjësi i tha se duhet të shtonte dhe 5000 lekë të reja.
Pas një ore ka shkuar sërish në servi ku ka paguar në total 20.000 lekë të reja dhe dokumentacionin e përgatitr prej tyre (praktikën e letrave origjinale (fature, certificate garancie, formulari DSM-01, license, certificate, flete R36947 dt 26.04.2021 dhe mjetin. Ne oren 11.00 ka shkuar tek zyra e Yllka Pronja (Graceni) ku i tregon se kishte veshur xhamat kundrejt pagesë 20.000 lekë të reja dhe i tregon dokumentacionin që i dha punonjësi i servisit.
“Më pas Yllka i thotë shko tek parkingu ku ishte makina sepse do shkonte ta takonte. Pas 10 minutash Yllka erdhi tek parkingu bashkë me një djalë të moshës rreth 30 vjeç që nuk e njihte më parë. Pasi pa xhamat Yllka tha se bashkë me këtë djalin do shkojmë të flasim me inxhinierin dhe do të kthehemi të të shpjegojmë. Mbas disa minutash tek makina vjen djali që ishte me Yllkën më parë dhe i thotë se ka dy ditë që është ndërruar drejtori i institucionit DPSHTRR Tiranë dhe inxhinieri i kontrollit fizik i kishte thënë që ti jepnim dy ditë kohë pasi ishte shtrënguar. Nga biseda e bërë djali më tha se quhej Redi, më dha numrin e tij të celularit dhe i thotë që do të mbaronim punë por ka ardhur drejtori i ri dhe duan te heqin disa punonjës nga puna. Më pas ka ardhur Yllka që i thotë sërish të njëjtat gjëra si djali me emrin Redi, çdo gjë ishte vështirësuar nga ndërrimi i drejtorit sepse më parë ata i bënin dhe pa i çuar fare mjetet në kontroll fizik. I gjendur në këtë situate deklaruesi është larguar duke pritur që ditët në vazhdim të merrem në telefon nga Yllka dhe Redi. Nga biseda e bere Yllken i thotë se djali me emrin Redi është punonjës i transporteve”, thuhet në dosje.
Nga verifikimet e kryera personi i cili ka takuar Yllkën dhe ka biseduar në lidhje me veshjen me xhama te zinj 100% te mjetit duke ju dhënë para në formë rryshfeti quhet Redi Ramis Allmeta, 22 vjeç.
Bashkepunetori ka pranuar të kryejë regjistrimin e bisedave ambientale me Redi Ramis Allmetën që është e pasqyruar dhe në procesverbalin e marrëveshjes për përgjim.
Transkiptimi i bisedës së zhvilluar në datë 18.11.2011
A-Bashkepunetori B-Gersi C-Yllka D-Redi
A-A e ke hap? Si duket si ka dalë?
A-Po tash ça letra duhen me marr un, për me i çu atje?
A-Këto janë me i marr me i bashkangjit për me i çu atje.
A-A e ke bërë xhamin e parë?
B-Po pse më ke thënë për xhamin e parë?
B-Nuk më ke thënë se e para nuk lejohet me letër xhami i parë s’ka ligj që e lejon, paguaj taksë sa të dush ti, me ligj nuk lejohet.
A-Po jo o vëlla a të tha Erjoni bëhet ty.
A-Po jo or burr unë të thashë e të parin dje ty.
B-O vëlla se jemi keqkuptu këtu nuk ka logjik që ti të marrësh leje,e të besh xhamin e parë se ti nuk bën dot kolaudim,ata mu nuk më ka thënë gjë për të parin po për dy të parët. I pari nuk ka ligj që e mban, se nuk lejohet as me ngjyrë as pa ngjyrë, pastaj po qe se ky do e bëj është gjë tjetër, po un e di që ky më ka thënë vetëm dy te parët,e këtej, jemi keqkuptu gjëra që ndodhin, dhe thjesht nuk desha ta besoja përderisa po më kërkoje faturë, se fatura nuk lidhet me të parin.
A-Tjetër fatura tjetër xhami parë.
A-Po deri në 25% kalohet në kolaudim.
B-Xham ballor e ke vizë, ja ta ka vu shteti nuk lejohet as 25 as 0 këtu lejohet, këtu ta kam 50 pavarësisht se ti e ke 100, këtu ta kam bo 90 pavarësisht se e ke 100 kupton.
A-Vetëm i pari s’lejohet me ligj.
B-Me këtë errësirë që ke ti edhe i pari merr errësirë.
A-Për këtë të parin si t’ja bëj?
A-Po nga 20% s’ja vë dot, t’ja kishe bo se un kam fol me Erjonin.
B-Ti nuk ke për ta kuptu që e ke të vesh atë lloj xhami se është i bardhë.
B-Për atë do shtosh e pezjet mijë lekë.
A-Po mir mo vëlla bëje, por sa duhet me të prit?
B-Dyzet minuta deri në një orë.
A-Po dalim ne po pimë një kafe e po vijmë.
A-Hë Boss,apo nuk është këtu ai?
B-Kjo është ajo që më ke kërku 20%.
A-Ti je shefi, më duket sikur ai Erjoni jo andej jo këtej.
B-Përgjegjësia ime është zero të kam paralajmëruar qysh dje.
B-Unë jam më rregull për vete.
A-Sa ja ke vendos që ta di unë?
A-Tani për këtë këtu mbrapa në bazë të taksës që paguaj jam më rregull unë?
B-Me këtë përqindjen nuk je në rregull se s’ka lidhje fare taksa me përqindjen.
A-Der në sa përqind e ka taksa?
B-Dy të parët e kanë sa po bën ti xhamin e mbrapëm, pjesa mbrapa sa ke këtë këtu.
A-Do me thënë se kjo lejohet për mbrapa.
B–Po mbrapa nuk gricet kush ,vetëm po u gricën per dy të parët.
A-Po po pan letrën e taksave të pagume s’kan se ça të thon.
B-Thjesht ke për ta kalu më lehtshëm.
A-Po kështu sa garanci kanë qeset e plasmasit?
A-Nuk bje në sy shumë ky xhami parë.
A-Pesdhjet njëqind,njëqindepesdhjet,dyqint,po mu prishën do vij prap.
A-A të iku un, Gers me të mira të lumshin duart,me të mira kalofshi mirë.
C-Nga që bie djelli nuk dukesh fare.
A-I ka pas 60% po Ça i ka shtu ai
D–Se di për këto të parmet është bërë problem dhe dje ishte një i kishte më pak se kjo që ke ti nuk i bëm dot.
A-Po un të thashë që dje, o bish.
C-Po unë pse të mora që dje të thashë anësoret e parme të thashë unë?
A-Po un i kisha pak pak i kisha nuk kisha nevojë?
C-Se te kolaudimi rrikan me atë të xhamave,dhe kolaudimi nuk ta kalon.
A-Ore halli të ma kalojnë këtu se rrugës e kaloi vet.
C–Është bërë shum keq, 8 veta ju ka ardhur për………
A-Po un dje isha pse nuk më the dje?
C-Oj zemër, dje un nuk e dija sot në mëngjes ndaj të thashë
A-Harxhova dyqind mij lek, se nuk është halli i dyqind mijë lekëve, du ta mbaroj atë pun, oj bishë
C-Shife ti tani dje un ty të thashë sot kur ty të mora, edhe të parmet??
C-Po le ti ndërronte, se i ke përmend e emrin tim e ta ka rras sa i ka dash tr*pi ati legenit se dhe ky u çudit, s’ka mundësi Yllka si dyqind mij lek, mori atë shokun e vet Erjoni ,e i kishte thënë ai që më ka çu Yllka, mori atë shokun e vet Erjoni ,e i kishte thën ai që më ka çu Yllka.
A-Jo jo i kam thënë Erjoni, ka fol me Erjonin, në telefon ai. Erjoni i ka thënë bëja qysh të thotë ai djali komplet qind për qind,e kam dëgju vet për kok të fëmijve, dhe i ka bërë qysh i don ai djali. Tani të lutem më mbaro pun mos më lër në rrugë të madhe.
C–Të lutem situatat ndërrojnë me orë në vend pune, e kupton?
C–As ajo ka momente as ajo nuk luan rol, pse do thuash ti?Un kapa vet shefin. Yllka tha 8 veta ju ka ardh emri tha e shefi tha që unë jam distancu, s’po bej fare tha s’po merrem fare tha, sepse është situata e atillë tha.
A –Po tash,ca po bëhet tani sipas teje?
C–Po ja po shkoj të flasë.
A-Shif një her mundohu me shpirt.
A-Më qafsh mu interesohu si për vëllain tat.
C-Të lutem jam interesu pa ardhur ti edhe ato të parmet.
A-Ato të parmet me the boni,mos e vrani menjen, po ik mbaro pun tash e hajde.
D-Kur i ke marrë letrat e servisit ti?
D–Bashkë me ato letrat e servisit ke të drejt me ec dhjet dit, Mbaj një herë mend që u ka shtrëngu situata,po presim pak se ti do me i mbajt xhamat mos me i heq.
D-Thash tu lironte pak situata e vije merrshe direkt certifikatën para e mbrapa.
A-Po pse më shtin në këtë punë,se i thashë kam kohë boll,kam punë me lëviz.
A-Pagova dyqind mij lek atje te xhamat, do i kisha bo më më lirë në Tiranë.
D–Fundja e fundit bëj veç mbrapa se për mbrapa nuk besoi se e kan shumë problem ata,edhe pse i ke qind për qind i ke tull fare.
A-A thu çaloi te ndonjë gjë?
D–Po të ishe për lek e kishim bo ne të thoja duhen kaq lek e kishim bo ne, po është shtrëngu situata e nuk bëjmë dot asnjë gjë, nga që ka ardhur shefi ri e do dy tre dit sa të ambientohet, se me të gjet një gabim të vogël, të thonë nuk e bëjmë dot, nga që ka ardhur shefi ri,sa të ambientohet ,numrin ta ka kjo e të merr ka e hëna i them un.
A-Po ça më doli mua për ça erdha e ça më doli,o vëlla i thashë shif mos më shti ti bëj kot, bani bani tha.
D–Dje pra dje që djë e morëm veshë,kët lloj gjëje
D–Po un punoj me atë inxhinierin aty te fiziku,fola me atë më tha mos më bje më qaf se nuk kena asnjë lloj mundësie,me bo asnje lloj gjëje për momentin Për të qën ke dhjet dit afat po të ndaloi kush thuj qe jam duke prit certefikatën ,por prit sa të shkoj der te fiziku,sa të mar infromacion.
D-Dyqind e tridhjet mij lek fatur shtetrore ,te arka po qe se i bën me ket përqindje që i ke,se me kët je tu un ,mundu
A-Po jo mo se për ndryshe ja heq krejt
D-Po shif lëviz nja dhjet dit,se po e mar dhe një her një informacion
A-Shif mundou mos më mbaron pun?
D–Për zotin për momentin,nuk bëhet dot gjë,e kan shtrëngu situaten,mu po më ikën zari,se e di sa vet jan kështu si ti ,per pun të ndryshnme e gjëra të vogla,të kisha mundësi tjeter do kisha ik veç të mbaroja pun ty se un me kët punoj,do kisha ik te tjetri,e kupton sishte problem,veç të mbaroja punën ty,është shtrëngu kjo pun nga që ka ardhë shefi madhë nga Drejtoria e Përgjithshme ka fillu pune ketu,sa tja gjëjn lidhjet sa te ambjentohet ,që tu thot këtyre lirouni pak mos rrini kështu,se normal dhe ky lek do se i bje me mar veç rrogën,e mos me mar lek,se për pun kan dal e këta,do të kosultohem e një her me këta
A-Kosultohu një her me këta,e thuj kësaj të mari ose hajd vet më tako e me thuj nje minutë
D–Po si të dush,ndaç ma jep numrin,po ashtu të mar vet
A-Sa e ke numrin se nuk e mbaj mend
D-Më ço një zile ta kem numrin tatë,po ashtu të them
D–Nuk të mora telefon sa ishe këtu afër,sa fola me kët shefin e fizikut, si ligj ishte dhjetë dit,po mora vesh të njoftoi sa më shpejt,do mundohem se i ngacmoj vet këta
A-Për gjana mos më lë keq,mos më lë në rrug se un lëviz andej smë gacmon kush
A-Okej shif,a ta pres kët yllkën amos ta pres,
A-Okej më shkruj në Ëacap,si e kishe emrin
C-Duhet të më kuptosh dhe mua ?
A-Ky djali erdhi prap po na jep ko tha për një periudhë dy ditore
A-Se mos ju vjen zor du aq du kaqë?
C-Po jo o shpirti po të qe gjë të thoja vet un ty
A-Po dyqindë mij lekë shkojn kot po mbaroi shtatë ditshi ha gjob un
C–Është ndërru drejtori këtu më kupton?Dhe akoma nuk ka ardh prezentë
A-Po ky djali që erdhi këtu a punon me ty aty?
A-Po e ka në dore,njerzit po i bejn letrat pa e fut makinën aty fare e ti sjellin të gatshme letrat këtu.
C–I kemi bër i kemi bër, po per momentin që flasim nuk ka shancin.
A-Po sipas teje si do ja bëjmë tani.
C–Po presim këto gjashtë ditë.
A-Po është halli pa mbaru afati.
C–Pa mbaru pra thash as të vetët nuk po i bëjnë se ai është caktu po nuk ka ardhë që tja gjëjm,anën se kështu fuksjononë,thashë jemi konsumuare.
C-Po të kishe bër si këto,si ajo
A-Po ça mu deshën mua që të shifen anë e mbanë,për ça më duhen mua ,ajo nuk hyn në bagazh, un të thashë që dje ndaj të mora.
C–O zot që në mëngjes të mora në telefon të thashë ato të parët ansore bëj si ajo përpara.
C-Po qënka bo problem më thanë.
A-Shif një her Yllka zbëethe no një lojë,dhe në darkë me më bo telefon un vij./Top Channel