Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

PD paraqet amendamente për rezolutën e integrimit në BE: Forcim kontrolli parlamentar mbi qeverinë, ndarje shtet-parti

timoni.al by timoni.al
May 12, 2026
in KRYESORE
0
PD kallëzon Lamallarin dhe drejtor Policisë për heqje paligjshme lirie, shpërdorim detyre e pengim tubimesh pas 17 prillit
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend amendamente lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke kërkuar kontroll parlamentar mbi qeverinë dhe ndarjen e shtetit nga partia në pushtet.

1. Të ushtrojë në mënyrë të plotë dhe efikase funksionin ligjbërës dhe mbikqyrës për procesin e integrimit europian, duke garantuar cilësinë e legjislacionit, përafrimin me acquis communautaire dhe zbatimin e tij në praktikë.
2. Të forcojë kontrollin parlamentar mbi ekzekutivin, veçanërisht lidhur me financat publike, prokurimet, koncesionet, fondet e BE-së dhe përdorimin e burimeve shtetërore, duke rritur transparencën, auditimin e pavarur dhe llogaridhënien.
3. Të sigurojë pjesëmarrje të plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare dhe të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, si garanci për funksionimin real të pluralizmit politik dhe përmirësimin e klimës së dialogut.
4. Të kërkojë zbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe ndarjen e shtetit nga partia.
5. Të sigurojë respektim të detyrueshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të institucioneve të pavarura, si themel i shtetit të së drejtës dhe kusht për progres në negociatat me BE-në.
6. Të kërkojë forcim të rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke garantuar mbështetje të plotë për institucionet përkatëse dhe zbatimin e rekomandimeve të BE-së.
7. Të përmirësojë mekanizmat e mbrojtjes së gazetarisë së lirë, transparencës së pronësisë së medias dhe pavarësisë editoriale, duke garantuar një mjedis mediatik konkurrues dhe të paanshëm.
8. Të angazhohet në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja për mbrojtjen e integritetit të proceseve demokratike dhe interesave strategjike kombëtare.
9. Të nxisë dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës për të siguruar konsensus kombëtar mbi prioritetet europiane.
10. Të forcojë partneritetin ndërparlamentar me Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, duke kontribuar në diplomacinë parlamentare dhe marrëdhëniet me parlamentet homologe.
11. Të refuzojë çdo nismë, akt apo veprim që devijon nga kursi i qenësishëm i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Previous Post

Precedenti me Bylisin dhe vendi vakant në Kategorinë e Parë, FSHF e vendos me play-off mes dy ekipeve

Next Post

Ky proces u bë me shtrirje kablli, s’kam pyetje, zbardhen debatet GJKKO, avokatët e Shkrelit përplasen me SPAK

Next Post
Ky proces u bë me shtrirje kablli, s’kam pyetje, zbardhen debatet GJKKO, avokatët e Shkrelit përplasen me SPAK

Ky proces u bë me shtrirje kablli, s’kam pyetje, zbardhen debatet GJKKO, avokatët e Shkrelit përplasen me SPAK

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al