Thursday, August 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

PD akuzon qeverinë: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen kur i leverdis mazhorancës

timoni.al by timoni.al
August 26, 2026
in KRYESORE, POLITIKE
0
Vendimi për zgjedhjet e kreut të PD publikohet vetëm një ditë para mbarimit të afatit të kandidatëve
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike reagoi pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për rritjen e pagave të gjyqtarëve, duke e cilësuar situatën një ngërç serioz institucional. Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, akuzon Qeverinë dhe mazhorancën se kanë refuzuar vazhdimisht të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, çka, sipas tij, vë në rrezik funksionimin demokratik të shtetit dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Bardhi kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Kuvendit për zgjidhjen e situatës, duke theksuar se përplasjet ndërmjet institucioneve mund dhe duhet të shmangen përmes zbatimit të plotë të vendimeve kushtetuese.

Sipas PD, që nga 1 gushti 2026 sistemi gjyqësor mbetet pa një bazë të qartë ligjore për trajtimin financiar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi dispozitat ligjore përkatëse janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me efekt nga 31 korriku 2026. Sot, thotë PD, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur në mënyrë të paprecedentë pagën e vet, duke marrë përsipër kompetenca që i takojnë ligjvënësit, akt që ngre pyetje serioze mbi kushtetutshmërinë dhe mbi ekzistencën e një baze të ligjshme për këtë vendimmarrje.

Partia thekson se krijimi i këtij ngërçi dhe përplasja ndërmjet kompetencave kushtetuese të pushteteve jo vetëm që mund, por edhe duhet të shmangen. Rruga e zgjidhjes, sipas Bardhit, është respektimi dhe zbatimi i plotë, i menjëhershëm dhe pa ekuivok i vendimeve të detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi duhet të veprojë menjëherë, veçanërisht përballë refuzimit të Këshillit të Ministrave për të përmbushur përgjegjësinë e përcaktuar nga Këshilli i Legjislacionit të Kuvendit më 4 maj 2026.

PD paralajmëron se mosveprimi i Kuvendit dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, me pasoja serioze për funksionimin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve te demokracia. Bardhi përfundon duke rikujtuar se: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime dhe as mundësi për t’u zbatuar kur i leverdis mazhorancës. Ato janë detyruese. Respektimi i tyre është detyrim kushtetues, jo zgjedhje politike.”

Previous Post

KLGJ rrit pagën e gjyqtarëve me 65 mijë lekë nga 1 gushti, mund të thellojë përplasjen me qeverinë

Next Post

Dinamo luan për kualifikimin, Ilir Daja para Pafosit: E dimë ndeshjen, kanë një marsh më shumë

Next Post
Dinamo luan për kualifikimin, Ilir Daja para Pafosit: E dimë ndeshjen, kanë një marsh më shumë

Dinamo luan për kualifikimin, Ilir Daja para Pafosit: E dimë ndeshjen, kanë një marsh më shumë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al