Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Pas mbledhjes urgjente për pagat, prokurorët njoftojnë se çështja do të vijojë përmes instrumenteve ligjore

timoni.al by timoni.al
September 8, 2026
in LAJME
0
Pas mbledhjes urgjente për pagat, prokurorët njoftojnë se çështja do të vijojë përmes instrumenteve ligjore
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Siç paralajmënoi gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, pas mbledhjes urgjente të thirrur në Prokurorinë e Përgjithshme është publikuar qëndrimi zyrtar i pjesëmarrësve lidhur me ngërçin e pagesave në sistemin e drejtësisë. Sipas njoftimit për media, mbledhja u zhvillua më 8 shtator 2026, e thirrur nga Prokurori i Përgjithshëm dhe me pjesëmarrjen e drejtuesve të prokurorive, përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Shoqatës së Prokurorëve. Temë e takimit ishte situata pas bllokimit të ekzekutimit të pagesave për pagat e muajit gusht 2026 të magjistratëve dhe punonjësve të administratës së sistemit të drejtësisë.

Gjatë mbledhjes u diskutua në mënyrë të detajuar situata e krijuar dhe nevoja për të siguruar zbatimin e kuadrit ligjor dhe financiar që rregullon pagat e magjistratëve dhe funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë. Të gjithë pjesëmarrësit nënvizuan se çështja kërkon një zgjidhje të shpejtë, të qartë dhe në përputhje me ligjin, me respektimin e standardit kushtetues të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. U theksua nevoja për të garantuar vijimësinë e funksionimit të institucioneve dhe respektimin e të drejtave të magjistratëve dhe të punonjësve të administratës.

Si pasojë e diskutimeve, pjesëmarrësit ranë dakord që trajtimi i çështjes të vijojë përmes instrumenteve ligjore, me qëllim zhbllokimin e situatës dhe garantimin e funksionimit normal të institucioneve të drejtësisë. Njoftimi thekson se këtë pritet ta bëjnë në funksion të garantimit të pavarësisë, funksionimit normal dhe qëndrueshmërisë së sistemit të drejtësisë. Sipas dokumentit, masat dhe hapat që do të ndërmerren do të jenë në përputhje me legjislacionin dhe standardet kushtetuese të aplikuara nga Gjykata Kushtetuese.

Njoftimi mbyllet duke bërë të ditur se çështja do të trajtohet më tej përmes mekanizmave ligjorë për të siguruar zgjidhjen dhe rikthimin e normalitetit në pagesat dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Previous Post

Armët vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri; Opozita kërkon hetim parlamentar pas denoncimeve të Ahmetajt

Next Post

Rama: Sektori privat është vulnerabël, duhet të merren masa; do të ngremë cloud publik dhe kapacitet kompjuterik kombëtar

Next Post
Rama: Sektori privat është vulnerabël, duhet të merren masa; do të ngremë cloud publik dhe kapacitet kompjuterik kombëtar

Rama: Sektori privat është vulnerabël, duhet të merren masa; do të ngremë cloud publik dhe kapacitet kompjuterik kombëtar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al