Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas lënies në stol ndaj Norvegjisë, Ronaldo kërkon takim urgjent me drejtuesit e Federatës Portugeze

timoni.al by timoni.al
September 30, 2026
in AKTUALITET
0
Pas lënies në stol ndaj Norvegjisë, Ronaldo kërkon takim urgjent me drejtuesit e Federatës Portugeze
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Cristiano Ronaldo raportohet të ketë kërkuar një takim me drejtuesit e Federatës së Portugalisë pasi qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Norvegjisë në Nations League. 41-vjeçari ishte një zëvendësues i papërdorur, një rast i pazakontë për të; sipas raportimeve kjo ishte hera e parë në 18 vite që Ronaldo nuk luajti asnjë minutë për kombëtaren, edhe pse ishte pjesë e skuadrës së grumbulluar.

Trajneri i ri Jorge Jesus kishte menduar fillimisht ta aktivizonte për rreth 30 minuta, por në fund vendosi ta mos fusë në lojë. Gonçalo Ramos nisi si titullar dhe u zëvendësua vetëm në minutën e 81-të, kur Jesus preferoi të bëjë ndryshimin me Francisco Trincão. Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi te Ronaldo dhe, sipas gazetës portugeze Record, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, ka ndryshuar planet e tij të udhëtimit për të marrë pjesë në një takim të përbashkët me Ronaldon dhe Jorge Jesus.

Takimi pritet të zhvillohet për të diskutuar situatën dhe të ardhmen e kapitenit të Portugalisë në kombëtare. Ronaldo vazhdon të insistoje se ka ende shumë për t’i dhënë përfaqësueses: ai ka shënuar 146 gola me ekipin kombëtar, rekord absolut, dhe në total karriere figuron me 979 gola, vetëm 21 rrjeta larg shifrës së 1000 golave. Vetë Ronaldo ka deklaruar së fundmi se do të vazhdojë të luajë për Portugalinë për sa kohë që beson se mund ta ndihmojë ekipin, jo vetëm me golat, por edhe me përvojën e tij.

Lidhjet midis Jesus dhe Ronaldos janë të njohura, pasi kanë punuar së bashku te Al-Nassr. Trajneri portugez kishte thënë më parë se, për sa kohë Ronaldo është në gjendje të luajë dhe plotëson kriteret e përzgjedhjes, ai do të jetë pjesë e planeve të tij për kombëtaren. (Top Channel)

Previous Post

Përplasje Tebas-Real Madrid: Presidenti i LaLiga-s nxjerr transfertat 7.5 milionë eurosh, mjaft me gënjeshtrat dhe manipulimet

Next Post

Nga skandali në spektakël Ori Nebijaj reagon pas videove që qarkullojnë në rrjetet sociale: Burg për shpërndarësit

Next Post
Nga skandali në spektakël Ori Nebijaj reagon pas videove që qarkullojnë në rrjetet sociale: Burg për shpërndarësit

Nga skandali në spektakël Ori Nebijaj reagon pas videove që qarkullojnë në rrjetet sociale: Burg për shpërndarësit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al