Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Pallatet në Laç/ PD: Rama mashtroi. Asnjë banor nuk ka marrë çelësat

Author by Author
February 4, 2022
in KRYESORE, POLITIKE, Vendi
0
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët ende nuk i kanë marrë çelsat e apartamenteve në qytetin e Laçit edhe pse ato u inaguruan tre javë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Lajmi është konfirmuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila përmes një shënimi në Facebook, thekson se “Rama edhe Erdogan u dhanë çelësat 4 familjeve, por, në të vërtetë, ato ishin vetëm sa për propogandë”.

Zhupa thotë se në kompleksin e pallateve të reja, ende nuk ka hyrë asnjë familje.

“Gjithçka ishte një show, i vënë në skenë nga Edi Rama. Banorëve nuk u jep askush përgjigje pse nuk po futen akoma në shtëpitë e tyre. Sa më gjatë rrinë ata në shtëpi me qira, aq më i madh është dëmi që i shkaktohet buxhetit, duke paguar bonusin e qirave, ndërsa shtëpitë e reja kanë përfunduar së ndërtuari rreth 3 muaj më parë”, shkruan ajo.

Deputetja demokrate thotë se Qeveria dhe bashkia heshtin, duke sjellë vërdallë mbi 500 familje të Laçit, që po pengohen të hyjnë në shtëpitë e tyre, sipas saj, të inauguruara dy herë deri më tani.

“Një herë nga Rama para Vitit të Ri, një herë nga Rama dhe Erdogan 3 javë më parë”, shprehet Zhupa.

Ka qenë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama ata qe prenë me 17 janar shiritin e inaugurimit të 522 apartamenteve të rindërtuara në Laç. Në këtë zonë qeveria turke ka mbështetur me mbi 40 milionë euro ndërtimin e 522 apartamenteve.

Previous Post

Kukës, fluturime me çmime të ulëta/ Nga Maji, 4 linja ajrore

Next Post

Dënimi për Tahirin nis që sot, i vihen prangat në Gjykatë. Mediat u nxorën jashtë

Next Post

Dënimi për Tahirin nis që sot, i vihen prangat në Gjykatë. Mediat u nxorën jashtë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al