Friday, May 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Operacioni kundër mashtrimeve me kriptomonedha: Mbi 1 mln euro dëm, SPAK dhe Franca godasin grup, ndalohet një shqiptar

timoni.al by timoni.al
April 23, 2026
in LAJME
0
Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet franceze, goditi një grup të strukturuar kriminal që synonte qytetarë francezë përmes investimeve në kriptomonedha. Si rrjedhojë është ndaluar një shtetas shqiptar. Fillimisht dëmi i konstatuar për katër viktima ishte 845,400 euro; hetimet më tej identifikuan edhe nëntë viktima të tjera, duke çuar dëmin total rreth 1.1 milion euro për periudhën shkurt–maj 2023.

Më 22.4.2026 SPAK zhvilloi kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa në Tiranë, lidhur me hetimin e përbashkët për veprën penale “Mashtrimit Kompjuterik”. Nga shkëmbimi spontan i informacionit, i dërguar nga Eurojust, seksioni i kërkimeve të xhandarmërisë në Pau i përcolli Prokurorisë së Posaçme të dhënat mbi hetimin për mashtrimin e disa qytetarëve francezë për investime në kriptomonedha. Mbi bazën e këtij informacioni u regjistrua procedimi penal nr. 39/20255 për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe kryerje e veprave nga organizata kriminale, sipas nenve përkatëse të Kodit Penal.

Prokuroria e Pau zhvillon hetime paraprake për mashtrim përmes investimeve në kriptomonedha, të kryera përmes shoqërisë “UNIVERSAL TRADE” (https://universaltrade.io), si dhe për pastrim parash në rrethana rënduese, pas kallëzimeve nga katër shtetas francezë. Viktimat kontaktoheshin nga agjentë me identitete të rreme franceze, të cilët i udhëzonin të investonin përmes platformës në fjalë.

Hetimi i përbashkët mundësoi gjurmimin e fondeve të transferuara në kriptovaluta, duke çuar në identifikimin e mbajtësve të portofoleve, mes të cilëve edhe disa shtetas shqiptarë. Sipas dyshimeve të bazuara në prova, këta shtetas hapën portofole kriptovalutash për të transferuar fondet drejt autorëve të mashtrimit. Personat e identifikuar janë: A. B., E. Sh., B. Z., F. B., G.P. Pas kontrolleve dhe marrjes në pyetje të A. B., E. Sh. dhe B. Z., rezultoi se G.P. ka qenë personi kryesor i përfshirë në hapjen e portofoleve dhe transferimin e fondeve; urdhri i ndalimit i lëshuar nga prokurori i posaçëm u ekzekutua nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gjatë operacionit u sekuestruan njësi kompjuterike, pajisje memorizuese, telefona celularë, katër “cold wallet”, një automjet luksoz, dokumente lidhur me viktimat dhe personat e përfshirë, vula subjektesh ekonomike, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, pajisje për numërimin automatik të parave dhe sasi parash në valuta të ndryshme, me një vlerë totale rreth 5,000,000 lekë. Analiza e hollësishme e të dhënave hetimore vazhdon për dokumentimin e përgjegjësisë penale. Kontrollet u zhvilluan në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit. Top Channel.

Previous Post

Operacion kundër mashtrimeve me kriptomonedha: SPAK dhe autoritetet franceze godasin grup të strukturuar, ndalohet një shqiptar

Next Post

Deputeti i PD dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja të vitit 2019

Next Post
Deputeti i PD dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja të vitit 2019

Deputeti i PD dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja të vitit 2019

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al