Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Operacion kundër mashtrimeve me kriptomonedha: SPAK dhe autoritetet franceze godasin grup të strukturuar, ndalohet një shqiptar

timoni.al by timoni.al
April 23, 2026
in Lajmi Fundit
0
Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gyqësore të Divizionit Financiar dhe Dixhital të Kërkimeve të Xhandarmërisë së Pau (Francë), zhvilluan më 22.04.2026 kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa në Tiranë, lidhur me një hetim të përbashkët për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”. Informacioni u shkëmbye në mënyrë spontane nga Eurojust; seksioni i kërkimeve të xhandarmërisë në Pau i përcolli SPAK-ut të dhënat mbi mashtrimin e disa shtetasve francezë për investime në kriptomonedha. Mbi këtë bazë u regjistrua procedimi penal nr. 39/20255 për veprat “Mashtrim kompjuterik”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 143/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Prokuroria e Pau po zhvillon hetime paraprake për mashtrime nëpërmjet investimeve në kriptomonedha, të kryera përmes shoqërisë “UNIVERSAL TRADE” (https://universaltrade.io), si dhe për pastrim parash në rrethana rënduese, pas kallëzimeve nga katër shtetas francezë. Dëmi i shkaktuar këtyre katër shtetasve vlerësohet në 845,400 euro, ndërsa ndaj nëntë kallëzuesve të tjerë të identifikuar dëmi ka arritur 1.1 milion euro për periudhën shkurt–maj 2023.

Sipas hetimeve, viktimat kontaktoheshin nga agjentë me identitete të rreme franceze që i udhëzonin të investonin në kriptomonedha përmes platformës https://universaltrade.io. Hetimi i përbashkët lejoi gjurmimin e fondeve të transferuara në kriptovaluta, duke identifikuar mbajtës portofolesh, përfshirë disa shtetas shqiptarë, të dyshuar se hapnin portofole për të transferuar fondet drejt autorëve të mashtrimit.

Personat e identifikuar përfshijnë: A. B., E. Sh., B. Z., F. B. dhe G.P. Pas kontrolleve dhe marrjes në pyetje të A. B., E. Sh. dhe B. Z., rezultoi se G.P. ishte personi kryesor i përfshirë në hapjen e portofoleve dhe transferimin e fondeve të viktimave; ndaj tij u ekzekutua urdhri i ndalimit nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nga operacioni u sekuestruan njësi kompjuterike, pajisje memorizimi, telefona celularë, katër portofole “cold wallet”, një automjet luksoz, dokumente të ndryshme, vula subjektesh ekonomike, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, pajisje për numërimin automatik të parave dhe shuma valutore në vlera rreth 5,000,000 lekë. Analiza e hollësishme e të dhënave hetimore vazhdon për dokumentimin e përgjegjësisë penale. Kontrollet u zhvilluan në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Previous Post

Thaçi do të përfundojë si Murseli / Kurti distancohet nga deklarata e deputetit: Nuk është i yni, përgjegjësi personale

Next Post

Operacioni kundër mashtrimeve me kriptomonedha: Mbi 1 mln euro dëm, SPAK dhe Franca godasin grup, ndalohet një shqiptar

Next Post
Arrestohet një grup kriminal, SPAK ndalon 6 persona, përfshirë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste. Emrat bëhen të ditur.

Operacioni kundër mashtrimeve me kriptomonedha: Mbi 1 mln euro dëm, SPAK dhe Franca godasin grup, ndalohet një shqiptar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al