Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nuk u zgjodh deputete, Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkarkohet Niko Hyka

Editor by Editor
July 2, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Nuk u zgjodh deputete, Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkarkohet Niko Hyka
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Ina Majko është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi më 11 maj nuk arriti të siguroj një vend në Kuvend si deputete. Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në qarkun e Vlorës, u emërua në detyrën e re me vendim të  Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë nga kjo detyrë është shkarkuar nga detyra Niko Hyka, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë takimeve të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama pati deklaruar emrin e Majkos si ministren e parë të qeverisë së ardhshme nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.

“Unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama gjatë një takimi me vajzat dhe gratë në Korçë në fushatë.

V E N D I M 
PËR
LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Niko Hyka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

V E N D I M 
PËR
EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Previous Post

VIDEO/ U kritikua për projektligjin, ministrja e Financave të Britanisë përlotet teksa Starmer flet

Next Post

Policia i vihet pas ‘Audi Q8’ në ‘Myslym Shyr’, përplasen 4 makina! Shoferi kapet në ish-Bllok me armë me vete

Next Post
Policia i vihet pas ‘Audi Q8’ në ‘Myslym Shyr’, përplasen 4 makina! Shoferi kapet në ish-Bllok me armë me vete

Policia i vihet pas 'Audi Q8' në 'Myslym Shyr', përplasen 4 makina! Shoferi kapet në ish-Bllok me armë me vete

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al