Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një tjetër deputet i grupit të Alibeajt konfirmon pjesëmarrjen në protestën e Berishës më 11 Shkurt

Editor by Editor
February 3, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Një tjetër deputet i grupit të Alibeajt konfirmon pjesëmarrjen në protestën e Berishës më 11 Shkurt
0
SHARES
96
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, pjesë e grupit të Enkelejd Alibeajt ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e datës 11 Shkurt të thirrur nga Sali Berisha.

Gëshetnja u shpreh në Panorama TV se protesta është një mjet presioni ndaj qeverisë, duke theksuar se ajo duhet të jetë e pandalshme për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

“Nuk di të flas në emër të tjerëve. Nuk jam zëdhënës i grupit. Unë personalisht, aq sa keni ndjekur edhe në media për sa kohë kam qenë në opozitë kam qenë aktiv në të gjitha protestat. Nuk i jam fshehur asnjë proteste nga kushdo që është realizuar kundër qeverisë. Jo gjithmonë kam qenë në vijë të parë. Kundër këtij regjimi do të jem në shesh. PD të paktën në këto 8 vite qeverisje të kësaj maxhorance, ka bërë protesta madhështore, protesta të forta. Fakti ka treguar që Rama nuk ikën me protesta. Protesta është një mjet presioni. Do të doja që nëse do kemi një protestë të pandalshme do të ishte një mënyrë për të larguar qeverinë. Kemi tentuar të realizojmë të tilla por jo gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme. Sot që ne flasim një pjesë e mirë e njerëzve që janë larguar kanë qenë demokratë. Unë ndoshta kam një problem që i them gjërat si janë. Sot në Shqipëri nuk ka demokraci sepse në një vend normal po të mos kishte ndodhur fare ky skandal, thjesht për faktin që janë larguar kaq shumë shqiptarë, kryeministri i një vendi duhet të largohet”, deklaroi ai.

Gëshetnja foli edhe për vendimin e gjykatës për vulën e Partisë Demokratike duke theksuar se ai bashkë me pjesën më të madhe të deputetëve do ta pranojnë atë, pavarësisht faktit nëse do të jetë apo jo në favor të tyre.

“Duhet të punojmë për të ndërruar një model ndryshe nga ky që është qeverisur vendi në këto vite. Do pranojmë çdo vendim të gjykatës, Politika shqiptare duhet të mësohet me këtë model. Duhet të pranojë vendimin e drejtësisë. O e njohim drejtësinë si arbitër ose nuk e njohim, rrugë të mesme nuk ka. Besoj që edhe një pjesë e mirë e grupit parlamentar ka të njëjtit qëndrim”, u shpreh Gështenja.

Previous Post

Vrau 22 vjeçarin dhe u arratis drejt Shqipërisë, dënohet me 20 vite burg i riu shqiptar në Francë

Next Post

Porosia u dha nga Elbasani, kush e vrau mikun e Çapajve?

Next Post
Porosia u dha nga Elbasani, kush e vrau mikun e Çapajve?

Porosia u dha nga Elbasani, kush e vrau mikun e Çapajve?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al