Një pilot i avionit luftarak amerikan F-15 Eagle, i shpëtuar nga forcat speciale pasi u rrëzua mbi Iran në prill, ka përshkruar gjatë një debriefimi inteligjent një skenë të pazakontë në ajër para se të hidhte veten me katapultë. Sipas katër burimeve të njohura me çështjen, piloti tha se pa disa dronë iranianë duke fluturuar në formacion të koordinuar, “si një kandil deti”, me dronë më të vegjël poshtë atyre më të mëdhenj, që lëviznin si një sistem i vetëm.
Një burim përshkroi këtë si “disa dronë të lidhur dhe që lëviznin si një trup i vetëm”, një tjetër raportoi se piloti foli për një “fushë minash dronësh” në ajër, ndërsa një burim i tretë e përshkroi situatën jozyrtarisht si “diçka si alienë”. Ky përshkrim ka shkaktuar debat brenda komunitetit të inteligjencës amerikane, pasi nëse është i saktë mund të tregojë një avancim në aftësitë iraniane për përdorimin e dronëve.
Ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i rrëzimit të F-15, por disa raporte paraprake sugjerojnë se formacioni i dronëve mund të ketë ndikuar në aftësinë e Iranit për të goditur avionin amerikan. Avioni kishte në bord dy persona: pilotin dhe oficerin e sistemeve të armëve. Forcat amerikane nisën menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit; piloti u shpëtua disa orë pas katapultimit, ndërsa oficeri i armëve arriti të shmangë kapjen dhe u shpëtua më vonë, pas më shumë se një dite në terren malor.
Gjatë operacionit të shpëtimit u rrëzua gjithashtu një avion tjetër amerikan A-10 Thunderbolt II, por piloti i tij arriti të katapultohej jashtë hapësirës ajrore iraniane dhe mbeti i sigurt. Sipas burimeve të inteligjencës amerikane, ka pasur mosmarrëveshje mbi mënyrën se si duhet interpretuar deklarata e pilotit, duke marrë parasysh edhe gjendjen e tij pas aksidentit.
Raporti thekson se Irani mund të jetë duke zhvilluar aftësi të reja të koordinimit të dronëve, të njohura si “rrjete të ndërlidhura mes shumë dronëve”, ku disa pajisje kontrollohen si një sistem i vetëm. Sipas ekspertëve, kjo teknologji mund të përdoret nga vende si Kina dhe Rusia dhe paraqet një rrezik të rritur për operacionet ushtarake amerikane dhe aleate në rajon.

