Sunday, July 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Në Indi zbulohet plani makabër: e vuri në gjumë dhe la një gjarpër helmues ta vriste

timoni.al by timoni.al
July 19, 2026
in KRYESORE
0
Në Indi zbulohet plani makabër: e vuri në gjumë dhe la një gjarpër helmues ta vriste
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e pazakontë tronditi Meerut në Uttar Pradesh, Indi, kur një burrë 32-vjeçar u gjet i vdekur në banesën ku jetonte me gruan dhe djalin gjashtëvjeçar. Viktima, Atul Kumar Panwar, ishte pronar i një qendre private për kujdes fëmijësh dhe u gjet i pajetë të premten në mëngjes. Policia po hetonsi si fillimisht ngjarje aksidentale, por më pas dyshohet se bëhej fjalë për një vrasje të paramenduar.

Hetuesit mbajnë se bashkëshortja 32-vjeçare ka planifikuar krimin së bashku me shoferin e autobusit të shkollës, me të cilin dyshohet se kishte një marrëdhënie jashtëmartesore. Sipas policisë, autorët fillimisht i dhanë viktimës qumësht të përzier me pilula gjumi; pasi ai ra në gjumë, ata dyshohet se përdorën një gjarpër krait—një nga speciet më helmues të Azisë—që ta kafshonte ndërsa flinte, me qëllim që vdekja të dukej si pasojë e një pickimi aksidental.

Të nesërmen në mëngjes, gruaja i njoftoi fqinjët se bashkëshorti kishte ndërruar jetë nga pickimi i një gjarpri. Zvarraniku u gjet pranë trupit në shtrat dhe u vra nga banorët e zonës. Në trupin e Panwar u konstatuan shenja kafshimi në dorë dhe këmbë, çka bëri që fillimisht ngjarja të konsiderohej aksidentale. Hetimet morën një tjetër drejtim pasi babai i viktimës denoncoi pranë autoriteteve dyshimet për përfshirjen e nusës së tij.

Policia zbuloi se shoferi i autobusit kishte punuar në qendrën e familjes vetëm tre muaj dhe dyshohet se kishte krijuar marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e viktimës. Në përfundim të hetimeve, autoritetet arrestuan katër persona: bashkëshorten e viktimës, të dashurin e saj të dyshuar dhe dy persona që merreshin me kapjen dhe trajtimin e gjarpërinjve, të cilët akuzohen se siguruan dhe përdorën zvarranikun helmues për realizimin e planit.

Çifti ishte martuar në vitin 2019 dhe kishte hapur qendrën për kujdes fëmijësh vetëm tri muaj më parë, ku punonte edhe shoferi i autobusit. Sipas shefit të policisë së distriktit, provat e mbledhura deri tani tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje të paramenduar, e organizuar me qëllim që të maskohej si një vdekje aksidentale nga pickimi i një gjarpri.

Previous Post

11 të vrarë në sulmet izraelite në Gaza; mes viktimave një çift dhe tre fëmijët e tyre

Next Post

Historia e pabesueshme e Vendim Kapajt, nga pastrues i Bashkisë së Vlorës në Hollywood në filmin The Odyssey

Next Post
Historia e pabesueshme e Vendim Kapajt, nga pastrues i Bashkisë së Vlorës në Hollywood në filmin The Odyssey

Historia e pabesueshme e Vendim Kapajt, nga pastrues i Bashkisë së Vlorës në Hollywood në filmin The Odyssey

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al