Monday, August 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndryshojnë rregullat e punësimit: Shqipëria hap dyert për diasporën dhe parashikon profesionet e së ardhmes

timoni.al by timoni.al
August 23, 2026
in AKTUALITET
0
Ndryshojnë rregullat e punësimit: Shqipëria hap dyert për diasporën dhe parashikon profesionet e së ardhmes
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji i ri për nxitjen e punësimit zgjeron përkufizimin e punëkërkuesit duke përfshirë edhe shtetasit shqiptarë me vendbanim jashtë Shqipërisë, duke u hapur atyre mundësinë për t’u përfshirë në shërbimet dhe programet e punësimit në vend. Po ashtu, të huajt që jetojnë ligjërisht në Shqipëri për qëllime punësimi do të kenë akses në shërbimet publike të punësimit, përfshirë informacionin dhe orientimin profesional, këshillimin dhe ndërmjetësimin për vend pune. Synimet e përcaktuara përfshijnë edhe integrimin e fuqisë së huaj në tregun e punës dhe reduktimin e informalitetit.

Për të kuptuar më mirë dinamikat e tregut të punës, projektligji parashikon krijimin e Observatorit të Tregut të Punës dhe Aftësive. Ky mekanizëm do të mbledhë dhe analizojë të dhëna mbi kërkesën dhe ofertën për punë, profesionet në zhvillim dhe boshllëqet e aftësive, me qëllim që politikat e punësimit të ndërtohen paraprakisht duke identifikuar se cilat profesione janë të kërkuara, cilat humbin terren dhe cilat aftësi do t’u duhen ekonomisë në vitet në vijim.

Ndryshimet përfshijnë edhe masa për individët që rrezikojnë të humbasin punën. Personat që janë ende të punësuar por rrezikojnë të mbeten pa punë për shkak të ndryshimeve ekonomike, teknologjike ose ristrukturimit të kompanive mund të përfshihen në programet aktive të tregut të punës. Këto programet parashikojnë orientim, këshillim dhe riaftësim për të ndihmuar në përshtatjen me kërkesat e reja të tregut.

Të dhënat makroekonomike të përmendura tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti papunësia në Shqipëri ishte 8.4%, ndërsa shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 58%. Me këto nisma synohet që tregu i punës të mos reagojë vetëm kur dikush mbetet pa punë, por të identifikojë më herët nevojat e ekonomisë, të përgatisë punonjësit dhe të krijojë ura mes atyre që kërkojnë punë dhe vendeve që kërkojnë punëtorë.

Previous Post

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit: Lufta tregtare sjell pasoja katastrofike për ju

Next Post

VIDEO/ Julian Alvarez hyn në fushë, tifozët e prisin me fërshëllima të forta

Next Post
VIDEO/ Julian Alvarez hyn në fushë, tifozët e prisin me fërshëllima të forta

VIDEO/ Julian Alvarez hyn në fushë, tifozët e prisin me fërshëllima të forta

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al