Monday, August 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ndryshojnë numrat te Barcelona: Rodri pritet të marrë 16-ën e Busquets, Fermin rrëmben numrin veçantë

timoni.al by timoni.al
August 17, 2026
in KRYESORE
0
Ndryshojnë numrat te Barcelona: Rodri pritet të marrë 16-ën e Busquets, Fermin rrëmben numrin veçantë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Largimi i Ferran Torres drejt PSG-së ka shkaktuar një efekt domino te numrat e fanellave te Barcelona, me Fermín López dhe Rodri Hernández që pritet të jenë dy përfituesit kryesorë. Ferran mbajti fanellën me numrin 7 te Barcelona gjatë tri sezoneve të fundit, numër që ia kishte trashëguar më parë Ousmane Dembélé; pas largimit të tij, “7”-a tani ka një pronar të ri. Fermín López është zyrtarisht numri 7 i Barcelonës. Futbollisti nga El Campillo nuk e kishte mbajtur më parë këtë numër në asnjë prej etapave të karrierës së tij te Barcelona, as gjatë periudhës së tij te Linares Deportivo dhe as me kombëtaren spanjolle.

Ndryshimi më interesant lidhet me fanellën që Fermín la pas: numrin 16, tashmë i lirë, është preferenca e Rodri Hernándezit. Mesfushori spanjoll e ka mbajtur numrin 16 te Villarreal dhe më pas gjatë të gjitha tetë sezoneve të tij te Manchester City. “16”-a është gjithashtu i vetmi numër që Rodri ka mbajtur me kombëtaren e parë të Spanjës. Me këtë fanellë ai ka fituar disa nga trofetë më të rëndësishëm në karrierën e tij, përfshirë katër tituj të Premier League, Champions League, Kampionatin Europian, Kupën e Botëve për Klube dhe Topin e Artë.

Nëse transferimi i tij te Barcelona finalizohet dhe numrat konfirmohen, Rodri pritet të vazhdojë të mbajë numrin që e ka shoqëruar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Numri 16 ka gjithashtu një domethënie të veçantë për një tjetër legjendë të klubit, Sergio Busquets, i cili e mbajti atë për gjashtë sezone me Barcelonën. Ashtu si Rodri, edhe Busquets ka luajtur në një rol të ngjashëm në mesfushë dhe me “16”-ën në shpinë ka fituar me Spanjën Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian.

Në rast se Rodri zyrtarizon përdorimin e “16”-s, një numër me histori të veçantë në futbollin spanjoll mund të rikthehet në qendër të vëmendjes në “Camp Nou”. Top Channel.

Previous Post

Masakër në Spanjë: Katër të vrarë në përplasje bandash, mes tyre një i mitur dhe një grua shtatzënë

Next Post

Revolucion me numrat te Barcelona: Rodri pritet të marrë numrin 16 të Busquets; Fermin rrëmben fanellën e veçantë

Next Post
Ndryshojnë numrat te Barcelona: Rodri pritet të marrë 16-ën e Busquets, Fermin rrëmben numrin veçantë

Revolucion me numrat te Barcelona: Rodri pritet të marrë numrin 16 të Busquets; Fermin rrëmben fanellën e veçantë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al