Friday, April 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja; Kuvendi i Kosovës mbanë homazhe në nderim të veprës së tij

timoni.al by timoni.al
April 24, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja: Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të jetës e veprës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e sotëm në Kuvendin e Kosovës u mbajtën homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 89-vjeçare. Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, shkroi në librin e zisë të hapur për akademikun.

Rexhep Qosja lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Katër klasat e para të shkollës fillore i kreu në Vuthaj, ndërsa gjysmëmaturën e ndjeki në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë dhe në vitin 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua në 1964.

Në vitin 1967 u pranua si asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi shkencën e letërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Në 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik, ndërsa më 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Pas doktorimit, në 1972 u emërua bashkëpunëtor i lartë dhe më pas këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor inordinar e më pas profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.

Qosja shërbeu si drejtor i Institutit Albanologjik prej 1972 deri më 1981, ishte shef i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik për shumë vite dhe në vitet 1974-1975 kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.

Si autor ka mbi tridhjetë libra që përfshijnë studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane, drama, publicistikë dhe shkrime polemike. Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa dhe studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar çështje të veçanta të letërsisë shqipe; disa prej veprave të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Për veprimtarinë shkencore e letrare është vlerësuar me disa çmime, përfshirë Shpërblimin e qytetit të Prishtinës (1968), Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit (1969), dy shpërblime të SHSH së Kosovës (1972, 1974), Shpërblimin e RS të Serbisë “7 Korriku” (1975) dhe Çmimin “Pjetër Bogdani” (2010) për romanin “Bijt e askujt”. Ka pasur edhe veprimtari politike; në periudhën 1998–2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000, kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.

Previous Post

Kuvendi i Kosovës mban homazhe për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja

Next Post

Zjarri në pallatin pranë QSUT/ Prokuroria e Tiranës pyet pesë fëmijë, dyshohen për hedhje mbeturinash

Next Post
Avokati i Popullit i kërkon Bashkisë së Tiranës bonus qiraje për familjet e prekura nga zjarri në Arlis

Zjarri në pallatin pranë QSUT/ Prokuroria e Tiranës pyet pesë fëmijë, dyshohen për hedhje mbeturinash

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kallas: Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur për të gjithë; BE-ja: liria e lundrimit e panegociueshme

Kallas: Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur për të gjithë; BE-ja: liria e lundrimit e panegociueshme

April 24, 2026
Plagosje trefishtë me thikë në Pazarin e Korçës; policia: vëllezërit konfliktuan me të rinj me mjete të forta

Plagosje trefishtë me thikë në Pazarin e Korçës; policia: vëllezërit konfliktuan me të rinj me mjete të forta

April 24, 2026
I dërguari i Trump, Zampolli: E kam zemrën e kaltër; ndoshta Abodi ëndërron Italinë në Botëror

I dërguari i Trump, Zampolli: E kam zemrën e kaltër; ndoshta Abodi ëndërron Italinë në Botëror

April 24, 2026
SKANDAL NË AZHBR/ Dokumentat fundosin Ardita Kuçin, firmosi skemën e nepotizmit me fondet e fermerëve! Kur do shkarkohet drejtoresha e korruptuar?!

KRYESORE

Kallas: Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur për të gjithë; BE-ja: liria e lundrimit e panegociueshme

by timoni.al
April 24, 2026
0

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit duhet të garantohet...

Read moreDetails
Plagosje trefishtë me thikë në Pazarin e Korçës; policia: vëllezërit konfliktuan me të rinj me mjete të forta

Plagosje trefishtë me thikë në Pazarin e Korçës; policia: vëllezërit konfliktuan me të rinj me mjete të forta

April 24, 2026
I dërguari i Trump, Zampolli: E kam zemrën e kaltër; ndoshta Abodi ëndërron Italinë në Botëror

I dërguari i Trump, Zampolli: E kam zemrën e kaltër; ndoshta Abodi ëndërron Italinë në Botëror

April 24, 2026
SKANDAL NË AZHBR/ Dokumentat fundosin Ardita Kuçin, firmosi skemën e nepotizmit me fondet e fermerëve! Kur do shkarkohet drejtoresha e korruptuar?!

SKANDAL NË AZHBR/ Dokumentat fundosin Ardita Kuçin, firmosi skemën e nepotizmit me fondet e fermerëve! Kur do shkarkohet drejtoresha e korruptuar?!

April 24, 2026
Greqia pritet të mos jetë vendi me borxhin më të lartë në Eurozonë, mund të pasohet nga Italia

Greqia pritet të mos jetë vendi me borxhin më të lartë në Eurozonë, mund të pasohet nga Italia

April 24, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kallas: Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur për të gjithë; BE-ja: liria e lundrimit e panegociueshme

Kallas: Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur për të gjithë; BE-ja: liria e lundrimit e panegociueshme

April 24, 2026
Plagosje trefishtë me thikë në Pazarin e Korçës; policia: vëllezërit konfliktuan me të rinj me mjete të forta

Plagosje trefishtë me thikë në Pazarin e Korçës; policia: vëllezërit konfliktuan me të rinj me mjete të forta

April 24, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al