Sunday, May 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Kuvendi i Kosovës mban homazhe për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja

timoni.al by timoni.al
April 24, 2026
in Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja: Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të jetës e veprës
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e sotëm në Kuvendin e Kosovës u mbajtën homazhe për jetën dhe veprën e akademik Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 89-vjeçare. Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, shkroi në librin e zisë të hapur për akademikun.

Rexhep Qosja lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, ndërsa gjysmëmaturën në Guci. Në 1959 përfundoi Shkollën Normale në Prishtinë dhe në 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku diplomoi më 1964.

Në 1967 u pranua si asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi në shkencën e letërsisë në studime të shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Në 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik. Më 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Pas doktorimit, në 1972 u zgjodh bashkëpunëtor i lartë e pastaj këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor inordinar e më pas profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.

Qosja shërbeu si drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981 dhe ishte shef i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filozofik. Gjatë viteve 1974-1975 ishte kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.

Si autor, ka botuar mbi tridhjetë libra që përfshijnë studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane, drama, publicistikë dhe shkrime polemike. Ka publikuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa dhe studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar çështje të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare; disa nga veprat e tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

Për krijimtarinë shkencore e letrare është vlerësuar me disa çmime, përfshirë Shpërblimin e qytetit të Prishtinës (1968), Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit (1969), dy shpërblime të SHSH të Kosovës (1972, 1974), Shpërblimin e RS të Serbisë “7 Korriku” (1975) dhe Çmimin “Pjetër Bogdani” (2010) për romanin “Bijt e askujt”. Ka pasur edhe veprimtari politike; në periudhën 1998–2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000, kryetari i Republikës së Shqipërisë i akordoi çmimin “Nderi i Kombit”.

Previous Post

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja: Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të jetës e veprës

Next Post

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja; Kuvendi i Kosovës mbanë homazhe në nderim të veprës së tij

Next Post
Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja: Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të jetës e veprës

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja; Kuvendi i Kosovës mbanë homazhe në nderim të veprës së tij

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al