Monday, October 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ministria e Bujqësisë abuzoi me pesticidet, lejoi tregtimin e helme ndaluara në Shqipëri; sasia 100 herë mbi BE

timoni.al by timoni.al
October 12, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Ministria e Bujqësisë abuzoi me pesticidet, lejoi tregtimin e helme ndaluara në Shqipëri; sasia 100 herë mbi BE
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fushën e sigurisë ushqimore, Shqipëria nuk zbaton të njëjtat rregulla si Bashkimi Evropian, as për llojet e pesticideve të përdorura në të mbjella dhe as për sasinë e mbetjeve të pesticideve të lejuara në fruta e perime. Raporti përfundimtar i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) raporton se Ministria e Bujqësisë, gjatë viteve 2022–2024 kur drejtohej nga Anila Denaj, ka lejuar tregtimin e pesticideve të ndaluara nga BE-ja; verifikimi i Listës nr.1 të produkteve për mbrojtjen e bimëve tregoi se në atë periudhë kanë qenë në qarkullim 10 produkte të tilla.

Afatet për nxjerrjen jashtë qarkullimit të këtyre produkteve janë zgjatur përtej afateve të përcaktuara nga BE-ja. KLSH thekson se përgjegjësia për nivelet e larta të mbetjeve të pesticideve nuk bie vetëm mbi fermerët, por se abuzimi me përdorimin e kimikateve nis edhe në nivelet e politikave dhe rregullimit administrativ në Ministri.

Sipas udhëzimit nr.11, datë 10.05.2021, për nivelin maksimal të mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime, Shqipëria lejon nivele më të larta sesa BE-ja. Zgjatja e këtij akti rregullator nga viti 2021 deri në 2025 ka legjitimuar normat e larta të mbetjeve, duke përjashtuar automatikisht disa produkte nga eksporti në vendet e BE-së.

Auditimi evidenton se Shqipëria ka miratuar nivele të lejuara të mbetjeve deri në 100 herë më të larta se standardet evropiane. Shembujt përfshijnë: Tebuconazole në luleshtrydhe (75 herë më shumë), Phosmet në mandarina (deri 50 herë), Imidacloprid në ullinj (100 herë), Propiconazole (30 herë) dhe Oxamyl (10 herë). Nivele mbi normat e BE-së janë përcaktuar për produkte si luleshtrydhet, mandarinat, shalqiri, kastraveci, patatet dhe lulelakra, duke prekur drejtpërdrejt interesat e fermerëve vendas.

Ligje dhe akte që largohen nga standardet evropiane sjellin pasoja negative për fermerët, sepse produktet e kontaminuara nuk kalojnë kontrollet doganore për eksport, pasi BE i konsideron rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Në përfundim, KLSH i kërkoi Ministrisë së Bujqësisë përafrimin e legjislacionit për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e bimëve me atë të BE-së, duke i lënë afat deri më 30 shtator. Burimi: Top Channel.

Previous Post

Inter, miratohet bilanci 2025/26: sërish me fitim dhe të ardhurat e dyta më të larta në histori

Next Post

Tabaku, pas vizitës në Reç, kundërshton argumentet për ndryshimet në Kodin Penal

Next Post
Tabaku, pas vizitës në Reç, kundërshton argumentet për ndryshimet në Kodin Penal

Tabaku, pas vizitës në Reç, kundërshton argumentet për ndryshimet në Kodin Penal

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al