Te Reali i Madridit këtë vit po shfaqen probleme të brendshme: përplasje mes futbollistëve, thumbime publike ndaj trajnerit dhe histori nga jeta personale që dalin në dritë nga rrjetet sociale. Rasti më i fundit përfshin Eder Militaon, Vinicius Junior dhe ish të fejuarën e këtij të fundit, Virginia Fonseca.
Ngjarjet nisën nga një postim në Instagram Story i Virginias, ku njoftonte ndarjen nga “fantazisti brazilian” në mënyrë surprizë, ndërkohë që të enjten ajo ishte në shkallët e Bernabeut për ndeshjen Real-Oviedo. Sipas disa të përditshmeve braziliane, shkak për ndarjen ishte një festë e organizuar nga Militao pas fitorës së së enjtes; festa, sipas këtyre burimeve, u zbulua rastësisht nga Virginia dhe mendohet se në të ishin prezente disa vajza që, thuhet, ishin eskortë nga Amerika e Jugut.
Këto aludime nxituan reagimin e Militaos, i cili botoi një postim në Instagram për t’i kundërshtuar. Ai deklaroi se informacionet e publikuara rreth tij janë të rreme dhe të pabaza, duke theksuar se aktualisht është i fokusuar tërësisht në procesin e riaftësimit nga dëmtimi që e la jashtë Botërorit të 2026 dhe i dedikon gjithë vëmendjen familjes së tij, veçanërisht bashkëshortes së tij që është shtatzënë. Militao shtoi se është trembur nga e gjithë situata dhe se ka arritur në atë pikë sa praktiksht nuk del nga shtëpia kur nuk është bashkëshortja e tij, për shkak të impaktit që kanë pasur akuzat e pabaza.
Ai theksoi gjithashtu se, nëse ekzistojnë akuza konkrete ndaj tij, ato duhet të paraqiten me prova reale dhe jo të bazohen në supozime, gjykime të nxituara apo narrativa të krijuara online. Lajmi u raportua nga Top Channel.

