Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meloni regjistron zërin Unë jam Giorgia për t’u mbrojtur nga deepfake-t e Inteligjenca Artificiale

timoni.al by timoni.al
October 6, 2026
in AKTUALITET
0
Meloni: qeveria më jetëgjatë e Italisë; besimi i qytetarëve nuk është çek i bardhë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Giorgia Meloni paralajmëroi në maj të vitit të kaluar se deepfake-et janë “një mjet i rrezikshëm” pasi një fotografi e manipuluar e saj u përdor për ta diskredituar. Pas atij incidenti, kryeministrja italiane ka ndërmarrë një hap konkret: ajo ka depozituar timbrin e saj vokal pranë Zyrës së Bashkimit Europian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO), siç konfirmoi Palazzo Chigi.

Regjistrimi i një marke zanore apo vokale i jep Melonit të drejtën ekskluzive të përdorimit të zërit të saj në të 27 vendet e Bashkimit Evropian. Qëllimi i këtij veprimi është parandalimi i përdorimit mashtrues të zërit të kryeministres, i falsifikuar përmes inteligjencës artificiale, për qëllime ekonomike, politike apo diplomatike.

Meloni ka qenë disa herë objekt i manipulimeve dixhitale. Pesë vjet më parë fytyra e saj u përdor në një video pornografike të fabrikuar, ndërsa korrikun e kaluar një video e manipuluar me AI e paraqiti atë si figurë të Romës së lashtë, në skena ku liderët e opozitës u hidhnin tek luanët. Këto raste kanë nxitur masa të ndryshme kundër abuzimeve me teknologji dixhitale në Itali.

Në nivel ligjor, Italia ka forcuar rregullimin përballë abuzimeve me inteligjencën artificiale. Ligji-kuadër i miratuar në vitin 2025 penalizon shpërndarjen mashtruese të përmbajtjeve deepfake dhe përdorimin e AI-së që cënon sigurinë apo integritetin e personave. Për manipulimin e përmbajtjeve me inteligjencë artificiale, kur shtrembërohet realiteti dhe dëmtohet besimi i qytetarëve, parashikohen dënime nga një deri në pesë vjet burg.

Përveç ligjit të miratuar, në Parlament vazhdon shqyrtimi i një tjetër projektligji që synon mbrojtjen më të gjerë të identitetit personal ndaj teknologjive të inteligjencës artificiale, me vëmendje të veçantë te fenomeni i deepfake-ve.

Previous Post

Një tjetër gjigant i Premier League shfaq interes për teknikun italian — Antonio Conte drejt rikthimit në Angli?

Next Post

Grabitje e bujshme në Francë: Vidhet Apokalipsi i Dali, libri më i çmuar në botë

Next Post
Grabitje e bujshme në Francë: Vidhet Apokalipsi i Dali, libri më i çmuar në botë

Grabitje e bujshme në Francë: Vidhet Apokalipsi i Dali, libri më i çmuar në botë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al