Friday, September 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Mbytje e varkës në Ishujt Kanarie: 83 emigrantë raportohen të vdekur ose të zhdukur

timoni.al by timoni.al
September 3, 2026
in Lajmi Fundit
0
Mbytje e varkës në Ishujt Kanarie: 83 emigrantë raportohen të vdekur ose të zhdukur
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër tragjedi është regjistruar në rrugën e migrimit drejt Ishujve Kanarie, ku 83 persona rezultojnë të vdekur ose të zhdukur pas një udhëtimi të rrezikshëm në det. Sipas autoriteteve të shpëtimit dhe organizatës joqeveritare Caminando Fronteras, një varkë e vogël me 128 emigrantë në bord ishte nisur 27 ditë më parë nga Afrika e Veriut.

Anija u lokalizua në mbrëmjen e 2 shtatorit, rreth 120 kilometra në juglindje të Gran Canarias. Një patrullë detare mbërriti pranë saj pas orës 23:00 dhe arriti të shpëtojë 44 persona, të gjithë burra me origjinë nga Afrika Subsahariane, shkruajnë mediat. Në bord u gjetën edhe pesë trupa, ndërsa kushtet e vështira të detit penguan nxjerrjen e tyre; erërat e forta dhe dallgët deri në 2.5 metra e vështirësuan operacionin e shpëtimit.

Tre nga të mbijetuarit, të cilët ndodheshin në gjendje të rëndë shëndetësore, u transportuan me helikopter drejt Spitalit Universitar Doctor Negrín në Gran Canaria. Pjesa tjetër e të shpëtuarve u dërgua në portin e Arguineguín, ku morën ndihmë mjekësore nga ekipet shëndetësore dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq. Sipas Caminando Fronteras, në mesin e personave që ndodheshin në varkë ishin edhe katër gra dhe një foshnjë e porsalindur.

Autoritetet spanjolle po vijojnë verifikimet për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ngjarja vjen në një periudhë të rritjes së presionit emigrator drejt Ishujve Kanarie.

Previous Post

Miq të mëdhenj të SHBA-së, Grenell mbështet gjashtë deputetët e LDK-së që refuzuan Kurtin

Next Post

PDK dhe Aleanca kërkojnë funksionalizimin e institucioneve në Kosovë dhe akuzojnë Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm

Next Post
PDK dhe Aleanca kërkojnë funksionalizimin e institucioneve në Kosovë dhe akuzojnë Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm

PDK dhe Aleanca kërkojnë funksionalizimin e institucioneve në Kosovë dhe akuzojnë Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al