Monday, September 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë; mbrojtja kundërshtoi transkriptet dhe kërkoi pafajësi në procesin për pengim të drejtësisë

timoni.al by timoni.al
September 14, 2026
in LAJME
0
Hashim Thaçi qëndron në Hagë, Specialja vazhdon të mbajë në paraburgim: Rreziku i arratisjes mbetet i pranishëm.
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara në Hagë u përmbyll të hënën procesi i dytë gjyqësor ndaj ish‑presidentit Hashim Thaçi. Ai u gjykua së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin edhe për pengim të administrimit të drejtësisë. Në seancën përmbyllëse palët iu përgjigjën pyetjeve të gjyqtarit, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përsëriti kërkesën për dënimin e të akuzuarve. Prokurori Matt Halling theksoi se “Nuk ka pasur asnjëherë një çështje të tillë, një ish burrështetas që është në gjykim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkëpunon dhe jep udhëzime për të penguar zyrtarët për të ushtruar detyrat e tyre”.

Mbrojtja e Thaçit dhe e Bashkim Smakajt kundërshtoi vlerën provuese të transkripteve të ZPS-së, duke argumentuar se fajësia nuk mund të vërtetohet vetëm mbi to. Avokatja mbrojtëse e Thaçit, Sophie Menegon, deklaroi se “Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet vetëm në shkallë të gjerë në transkriptet e ZPS-së. Personat që i kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësinë që t’i marrë në pyetje ata”. Avokati mbrojtës i Smakajt, Jonathan Elystan Rees, pohoi se transkriptet “Mund të quhen çfarëdo lloj dokumenti tjetër por nuk mund të quhen në asnjë mënyrë prova me vlerë provuese. Këto janë po aq provuese sa edhe transkriptet e Prokurorisë që përbën zëra apo emra të caktuar, apo shkrime se çfarë dëgjohet në incizim lidhur me tingujt jobverbal”.

Kundërpërgjigje për lirimin e të pandehurve dhanë edhe mbrojtjet e Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Avokati i Kilajt, Iain Edwards, deklaroi se “I vetmi verdikt në këtë rast, do të ishte verdikti i pafajësisë”. David Young, mbrojtës i Fazliut, tha se “Verdikti i saktë, i duhur, është ai i pafajësisë ndaj z. Fazliut, për të dy akuzat”. Avokati i Kuçit, Alexander Admiraal, vuri në dukje se “ZPS-ja i kushtoi vetëm katër paragrafë z. Kuçi. Në asnjë prej tyre nuk trajtohej asnjë fakt, asnjë dëshmitar i identifikuar që mund ta ketë kontaktuar, asnjë mesazh i identifikuar që mund ta ketë dërguar, asnjë shënim prej tij”.

Pas përmbylljes së shqyrtimit, gjyqtari do të caktojë datën për shpalljen e aktgjykimit. Të akuzuarit përballen me pretendimin se në bashkëkryerje kanë ndikuar te dëshmitarët e rastit për krime lufte, ku i akuzuar kryesor është vetë Hashim Thaçi; vendimi për Thaçin pritet të jepet të mërkurën.

Previous Post

Debat në Kuvend për ullirin, deputetët kërkojnë bilancin e dëmeve dhe laboratorë për eksportet në BE

Next Post

Trump, ultimatum për AI, presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit: Ide kineze, duhet të dominojmë ne

Next Post
Trump, ultimatum për AI, presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit: Ide kineze, duhet të dominojmë ne

Trump, ultimatum për AI, presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit: Ide kineze, duhet të dominojmë ne

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al