Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Mbyllen hetimet për vdekjen e Hulk Hogan, zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të legjendës së WWE

timoni.al by timoni.al
June 10, 2026
in KRYESORE, Sport
0
Mbyllen hetimet për vdekjen e Hulk Hogan, zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të legjendës së WWE
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vdekja e legjendës së mundjes profesionale Hulk Hogan është konfirmuar si pasojë e shkaqeve natyrore, sipas raportit përfundimtar të Policisë së Clearwater në Florida që mbyll hetimin për ndarjen nga jeta të tij në korrik 2025, në moshën 71-vjeçare. Raporti 72-faqëshe përfshin dëshmi të personave të pranishëm, të dhëna mjekësore, pamje nga kamerat e sigurisë dhe një inspektim të trupit. Hetuesit nuk kanë gjetur provë që sugjeron përfshirje kriminale ose rrethana të dyshimta. Në dokument theksohet: “Nuk ka asnjë provë që tregon se vdekja e Terry Bollea ishte diçka tjetër përveçse natyrale. Gjatë hetimit nuk u gjetën elementë që sugjerojnë vepër penale. Çështja konsiderohet e mbyllur dhe e zgjidhur.”

Sipas raportit, Hogan kishte vuajtur në javët para vdekjes nga probleme serioze shëndetësore, përfshirë leuçeminë, aritminë kardiake, pneumoninë dhe insuficiencën renale. Ai kishte pësuar gjithashtu ndërhyrje kirurgjikale dhe ishte shtruar në spital disa herë në vitet e fundit. Në momentin kur ndaloi së marrë frymë, pranë tij ishin bashkëshortja, Sky Daily Hogan, një infermiere kujdestare dhe një terapiste okupacionale. Bashkëshortja telefonoi shërbimin e emergjencës dhe të treja kryen manovrat e reanimimit kardiopulmonar (CPR) deri në mbërritjen e ekipit mjekësor.

Menjëherë pas ngjarjes, një terapist kishte shprehur dyshim se shkaku mund të lidhej me dëmtim të nervit frenik gjatë një operacioni të mëparshëm, por më vonë tërhoqi deklaratën duke pranuar se kishte folur në gjendje emocionale. Mjeku ligjor lokal arriti në përfundimin se Hogan kishte pësuar një atak në zemër, por nuk autorizoi një autopsi të plotë. Familja ndërhyri dhe financoi një autopsi private; rezultatet e saj konfirmuan shkakun natyror të vdekjes dhe nuk gjetën element traumatik apo rezultatet toksikologjike që të mund të kenë ndikuar në humbjen e jetës së tij.

Hulk Hogan, emri i vërtetë Terry Bollea, përshkruhet në raport si një figurë kyçe në historinë e mundjes profesionale, i cili lë pas një trashëgimi të gjerë në sport dhe industrinë e argëtimit.

Previous Post

Hotel luksi për të gjithë në Botëror? Jo — Holanda proteston, Koeman: Mund të bëhej më mirë

Next Post

Barcelona vendos për Marcus Rashford: sulmuesi anglez do të kthehet te Manchester United

Next Post
Barcelona vendos për Marcus Rashford: sulmuesi anglez do të kthehet te Manchester United

Barcelona vendos për Marcus Rashford: sulmuesi anglez do të kthehet te Manchester United

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al