Monday, August 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Mbledhje emergjente në Dimal: miratohet pavlefshmëria e relacionit për bashkimin me Beratin; këshilltarët e PS votojnë me PD

timoni.al by timoni.al
August 10, 2026
in KRYESORE
0
Këshilli Bashkiak i Dimalit mblidhet emergjentisht, miratohet pavlefshmëria e relacionit të propozuar për bashkimin me Beratin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia Dimal zhvilloi një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak me qëllim miratimin me votë të mosshkrirjes së bashkisë. Në seancë u lexua relacioni që propozon shkrirjen e Dimalit dhe bashkimin me bashkinë Berat. Sipas relacionit, arsyet për këtë propozim ishin lidhja historike e hershme (ish-rrethet), shtrirja përgjatë lumit Osum dhe ekzistenca e Spitalit në Berat, raporton korrespondenti i Top Channel, Bledar Korreshi.

Këshilltarët e Dimalit kundërshtuan përmbajtjen e relacionit, duke thënë se këto arsye nuk përputhen me analizën e raportit të ekspertëve. Ata theksuan performancën e bashkisë gjatë dekadës së fundit, duke sjellë në vëmendje se Dimal ka pasur një mesatare prej 38% të investimeve të kryera me buxhetin e vet aktiv në 10 vitet e fundit, një nivel që e rendit Dimalin të pestin në rang vendi. Ndërkohë, sipas këshilltarëve, bashkia Berat ka pasur për të njëjtën periudhë një mesatare vetëm 7% për këtë tregues.

Këshilltarët argumentuan se, ndryshe nga çfarë prezantohet në relacion, shkrirja nuk do të sjellë një kapacitet shtesë investues për Dimalin. Ata paralajmëruan se bashkimi me Beratin mund të ndikojë negativisht në ekonominë lokale, me pasoja të veçanta për fermerët e Dimalit që eksportojnë prej vitesh prodhimet bujqësore dhe të serave në tregjet ndërkombëtare.

Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit konstatuan së bashku se në relacion, dhe në kundërshtim me nenin 89, nuk janë argumentuar me fakte apo me studime fizibiliteti avantazhet e kësaj shkrirje. Si rrjedhojë, duke e konsideruar propozimin të pavlefshëm në kushtet e paraqitura, 18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak të Dimalit votuan “Pro” për shpalljen e pavlefshmërisë së propozimit dhe po me 18 vota “Pro” vendosën për mosshkrirjen e Dimalit si bashki.

Previous Post

Bilanci i viktimave pas sulmit me dron ukrainas në Tatarstanin rus: 13 të vdekur, 75 të plagosur

Next Post

Mbledhje emergjente në bashkinë Dimal; këshilltarët e PS votojnë me PD kundër bashkimit me Beratin

Next Post
Këshilli Bashkiak i Dimalit mblidhet emergjentisht, miratohet pavlefshmëria e relacionit të propozuar për bashkimin me Beratin

Mbledhje emergjente në bashkinë Dimal; këshilltarët e PS votojnë me PD kundër bashkimit me Beratin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al