Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Maturantët sfidojnë me teknologji; Tirana College of Technology nxit inovacionin dhe inteligjencën artificiale

timoni.al by timoni.al
May 18, 2026
in KRYESORE
0
Maturantët sfidojnë me teknologji; Tirana College of Technology nxit inovacionin dhe inteligjencën artificiale
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana College of Technology mblodhi në Tiranë dhjetra maturantë nga i gjithë vendi në konkursin “Energy Challenge”, me qëllim promovimin e talentëve të rinj dhe nxitjen e zhvillimit të inovacionit teknologjik në vend. Projektet e prezantuara u fokusuan kryesisht tek eficienca energjitike, qytetet inteligjente dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për zgjidhjen e problematikave urbane dhe mjedisore. Drejtuesit e kolegjit vlerësuan nivelin e lartë të pjesëmarrjes dhe cilësinë e ideve të paraqitura nga maturantët.

Prof. Dr. Andonaq Lamani, Rektor i Tirana College of Technology, theksoi kënaqësinë e institucionit për pjesëmarrjen e shumë gjimnazistëve që prezantuan punime në fushat e përdorimit eficient të energjisë, energjisë së rinovueshme dhe urbanistikës me përdorim eficient të energjisë. Sipas organizatorëve, konkursi synon të orientojë të rinjtë drejt formimit inxhinierik dhe teknologjik, si një nga fushat më të kërkuara të së ardhmes. Dr. Gjergji Simaku, President i Tirana College of Technology, u shpreh se kolegji u ka dhënë mundësinë të gjithë studentëve të edukohen në inxhinieri, duke vënë në dukje se industrializimi që po sjell inteligjenca artificiale kërkon formim për tregun e punës.

Në përfundim të garës, vendin e parë e mori një grup prej tri vajzash maturante nga shkolla Gjergj Pekmezi në Pogradec me projektin “Filtri Satelitor Dron i Ajrit”, të fokusuar në monitorimin dhe filtrimin efikas të ndotjes së ajrit. Ekipit fitues i u dha çmim monetar prej 1.500 euro dhe një bursë studimi 100%. Për shkollën e tyre u dhurua edhe një sistem panelesh diellore 10 kW si shenjë vlerësimi për mbështetjen ndaj nxënësve. Fituesit e vendit të dytë dhe të tretë morën gjithashtu çmime monetare dhe bursa studimi, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje.

Konkursi shërbeu si platformë për nxënësit për të prezentuar zgjidhje teknologjike në fushën e energjisë dhe ambientit, duke nxjerrë në pah interesin dhe potencialin e të rinjve për karriera inxhinierike dhe teknologjike.

Previous Post

Keir Starmer nuk heq dorë nga posti i kryeministrit: Dëshiroj të qëndroj deri në zgjedhjet e 2029-ës

Next Post

Propozimi i Iranit për SHBA: Pezullim i projektit bërthamor, uraniumin ta marrë Rusia; Trump: Koha po mbaron

Next Post
Propozimi i Iranit për SHBA: Pezullim i projektit bërthamor, uraniumin ta marrë Rusia; Trump: Koha po mbaron

Propozimi i Iranit për SHBA: Pezullim i projektit bërthamor, uraniumin ta marrë Rusia; Trump: Koha po mbaron

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al