Monday, August 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Mashtrim me inteligjencë artificiale në Tiranë, zbulohet emri biznesmenit që autorët përdorën për 100 mijë euro ndaj 70-vjeçarit

timoni.al by timoni.al
August 24, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Mashtrim me inteligjencë artificiale në Tiranë, zbulohet emri biznesmenit që autorët përdorën për 100 mijë euro ndaj 70-vjeçarit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja dalin nga një skemë mashtrimi me përdorim të inteligjencës artificiale, ku një 70-vjeçar, pronar i një exchange-i në Tiranë, u dëmtua me 100,000 euro. Për ngjarjen janë arrestuar dy persona, Brian Serica dhe Skerdi Meta, ndërsa një tjetër individ është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, autorët përdorën emrin e biznesmenit të njohur të Tiranës, Bashkim Mulaj, për të bindur pronarin e exchange-it që t’u dorëzonte shumën. Ata shkuan në biznesin e 70-vjeçarit dhe, duke e nxjerrë telefonin, i treguan një video-call që dukej sikur ishte në komunikim me Mulajn. Në bisedën e shfaqur në video, personi i paraqitur i kërkonte pronarit t’ua jepte paratë të rinjve, me premtimin se do t’ia kthente shumën pas disa orësh në kuadër të një shkëmbimi vlere.

Kur paratë nuk iu kthyen brenda kohës së premtuar, pronari i exchange-it kontaktoi vetë Bashkim Mulajn, i cili mohoi të ishte bërë kjo telefonatë. Në atë moment, 70-vjeçari e kuptoi se ishte bërë objekt i një mashtrimi dhe denoncoi rastin në polici.

Pas denoncimit, organet hetimore analizuan pamjet e kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes dhe kryen verifikime të tjera. Sipas të dhënave të hetimit, pamja e telefonatës së shfaqur ndaj viktimës ishte krijuar përmes inteligjencës artificiale, duke përdorur imazhin e biznesmenit për të bindur pronarin të dorëzonte shumën e parave. Hetimet konfirmuan që video-telefonata ishte një prodhim artificial dhe se imazhi i Mulajt ishte përdorur në mënyrë mashtruese.

Autoritetet vijojnë procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të skemës, identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe përcaktimin e mënyrës së krijimit dhe shpërndarjes së videos së falsifikuar. Për momentin janë proceduar masat ndaj dy personave të arrestuar, ndërsa hetimet dhe kërkimi për personin tjetër të përfshirë vazhdojnë.

Previous Post

Rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, reagon Ministria e Shëndetësisë: ISHP po monitoron situatën

Next Post

45-vjeçarja shqiptare u vra në Athinë; vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje; partneri e kërcënoi më herët

Next Post
45-vjeçarja shqiptare u vra në Athinë; vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje; partneri e kërcënoi më herët

45-vjeçarja shqiptare u vra në Athinë; vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje; partneri e kërcënoi më herët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al