Monday, August 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

45-vjeçarja shqiptare u vra në Athinë; vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje; partneri e kërcënoi më herët

timoni.al by timoni.al
August 24, 2026
in LAJME
0
45-vjeçarja shqiptare u vra në Athinë; vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje; partneri e kërcënoi më herët
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Familja e 45-vjeçares shqiptare Lulieta Obzova, e vrarë në Athinë, po përpiqet të përballet me ngjarjen, ndërsa autoritetet hetojnë rrethanat që i paraprinë krimit dhe nëse kishte sinjale paralajmëruese. Vëllai i viktimës tha për mediat greke se ish-partneri i saj, 50-vjeçari Altin Allmuça, më parë e kishte kërcënuar dhe njëherë kishte nxjerrë armë. Ai shtoi se i kishte thënë të shkonte te një avokat dhe të merrte urdhër mbrojtjeje.

Sipas dëshmive familjare, pas ndarjes marrëdhënia mes tyre ishte kthyer në një burim të vazhdueshëm frike për Obzovën. Ajo dyshohet se ndiqej dhe monitorohej nga ish-partneri, i cili shfaqej pa paralajmërim në jetën e saj. Vëllai tha se Allmuça dyshohet të ketë pasur një çelës rezervë të banesës dhe të hynte kur gruaja ishte në punë. Viktima kishte vënë re se disa sende në banesë mungonin, dhe rreth dy javë para vrasjes kishte ndryshuar bravat e derës, sipas familjarëve, si pasojë e pasigurisë që përjetonte edhe brenda shtëpisë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit: sipas të dhënave të deritanishme, 50-vjeçari dyshohet se e priste viktimën jashtë pallatit ku ajo bante banim. Kur 45-vjeçarja doli, ai e sulmoi në hyrje të pallatit, e neutralizoi dhe më pas e qëlloi me armë. Pas këtij krimi, autori kreu vetëvrasje. Viktima dhe autori kishin qenë më parë në një lidhje, dhe familjarët thonë se sjellja e tij u përshkallëzua pas ndarjes.

Një nga fokuset e hetimit është të përcaktohet nëse autoritetet kishin marrë më parë informacione që mund të lidhen me rrezikun ndaj Obzovës. Sipas informacioneve të deritanishme, ajo nuk kishte bërë denoncim zyrtar për kërcënimet dhe përndjekjen që familja pretendon se po përjetonte. Megjithatë, një verifikim i policisë nxori në pah një incident të korrikut 2024, kur ajo kishte kontaktuar Departamentin e Policisë së Akropolit për të raportuar vjedhjen e motoçikletës së saj nga një ish-partner, pa e identifikuar atë me emër.

Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha provat dhe informacionet në dispozicion me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve që i paraprinë vrasjes.

Previous Post

Mashtrim me inteligjencë artificiale në Tiranë, zbulohet emri biznesmenit që autorët përdorën për 100 mijë euro ndaj 70-vjeçarit

Next Post

Manchester City s’ka mbyllur merkaton, përgatit ofertën e fundit për Enzo Fernandez; Chelsea kërkon shumën e majme

Next Post
Manchester City s'ka mbyllur merkaton, përgatit ofertën e fundit për Enzo Fernandez; Chelsea kërkon shumën e majme

Manchester City s'ka mbyllur merkaton, përgatit ofertën e fundit për Enzo Fernandez; Chelsea kërkon shumën e majme

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al