Friday, July 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Marrëveshja e re me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë: protokoll të ri për kalimet në pikën doganore

timoni.al by timoni.al
July 3, 2026
in KRYESORE
0
Marrëveshja e re me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë: protokoll të ri për kalimet në pikën doganore
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata Doganore Shqiptare dhe Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut po hartojnë një Protokoll të ri për zbatimin e Marrëveshjes Ndërqeveritare për Kontrollet e Përbashkëta Kufitare, me qëllim rritjen e efikasitetit të kontrolleve doganore, lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e menaxhimit të kufirit, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe objektivat e integrimit rajonal.

Delegacionet e të dy administratave, të kryesuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, dhe Drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, së bashku me përfaqësues të misioneve të OSBE-së në të dy vendet, zhvilluan një vizitë në pikën e përbashkët kufitare Qafë Thanë–Qafasan. Gjatë vizitës u diskutua mbi zbatimin praktik të Marrëveshjes dhe përfundimin e Protokollit.

Drejtori i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy administratave është një shembull konkret i partneritetit që sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe biznesin. Ai vuri në dukje: “Bashkëpunimi mes administratave tona doganore dëshmon se rezultatet arrihen kur ekziston vullneti për të punuar së bashku. Përmes këtij Protokolli do të harmonizojmë procedurat doganore, do të koordinojmë më mirë përdorimin e burimeve dhe do të forcojmë kontrollet, duke lehtësuar njëkohësisht tregtinë e ligjshme dhe lëvizjen e udhëtarëve.”

Nga ana e tij, Drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe theksoi se Protokolli do të kontribuojë në uljen e kohës së pritjes në kufi, përshpejtimin e flukseve tregtare dhe rritjen e besimit të komunitetit të biznesit.

Përfaqësuesit e OSBE-së përshëndetën nismën dhe vlerësuan se Protokolli përfaqëson kulmin e një bashkëpunimi të suksesshëm shumëvjeçar në menaxhimin e integruar të kufirit, duke zgjeruar modelet ekzistuese të bashkëpunimit edhe në operacionet doganore. Dokumenti reflekton angazhimin e përbashkët për modernizimin e procedurave kufitare, rritjen e efikasitetit operacional, forcimin e sigurisë dhe lehtësimin e tregtisë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të rajonit.

Previous Post

Skandal në Dallas: Policia amerikane sulmon delegacionin egjiptian para ndeshjes vendimtare

Next Post

Kur shkenca mposht emocionin: si topi-çip anuloi golin që ndezi debate në Kupën e Botës, si funksionon Snicko

Next Post
Kur shkenca mposht emocionin: si topi-çip anuloi golin që ndezi debate në Kupën e Botës, si funksionon Snicko

Kur shkenca mposht emocionin: si topi-çip anuloi golin që ndezi debate në Kupën e Botës, si funksionon Snicko

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al