E ardhmja mund të presë: ata që duan të dinë nëse Luka Modric do të luajë edhe një vit me Milanin apo do t’i thotë lamtumirë futbollit do të duhet të presin. Ylli kroat në një intervistë për kanalet zyrtare të Federatës Kroate foli për shumë tema, sidomos për karrierën e tij, por pa bërë zbulime të rëndësishme. Ai tha se është “i përqendruar ekskluzivisht te turneu sepse dua të ndihmoj skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Modric do të arrijë shifrën rekord të 200 ndeshjeve me kombëtaren gjatë Botërorit, tani duke u gjendur në 198, por theksoi se numrat personale nuk i interesojnë dhe se nuk dëshiron që kjo aventurë amerikane të shndërrohet në vallëzimin e tij të fundit me Kroacinë. Për të rëndësi kanë vetëm rezultatet që do të arrihen.
Kroacia hyn në këtë Kupë Botë pas sukseseve të fundit: vendi i dytë në Rusi 2018 dhe vendi i tretë në Katar 2022, dhe tani synon të shkojë edhe më lart. Kapiteni vuri theksin te uniteti si forca kryesore e ekipit: “Forca më e madhe e Kroacisë në edicionet e Kupës së Botës ka qenë uniteti dhe kështu duhet të jetë edhe këtë radhë.” Ai shtoi se skuadra nuk është “thjesht për të marrë pjesë, për të qenë figurantë” dhe se kur grupi është kompakt mund të konkurrojë me këdo.
Modric apelon që lojtarët më me eksperiencë të ndihmojnë të rinjtë, t’u transmetojnë eksperiencë, kualitet dhe karakter, duke i lejuar ata të ndihen të lirë për të treguar cilësitë e tyre, ndërsa përvojat më të vjetra ofrojnë mbështetje. Ai përmendi ndryshimin e brezave, por theksoi dëshirën për të vazhduar të fitojnë dhe të bëjnë mirë si në dy Botërorët e fundit.
Kroacia nis turneun me një ndeshje shumë të vështirë ndaj Anglisë, që sipas vetë Modric konsiderohet favorite e grupit: “Anglia është favoritja e grupit.” Megjithatë, ai tha se ata i respektojnë të gjithë, por nuk kanë frikë nga askush dhe se tani u takon atyre ta tregojnë në fushë, me synimin që të bëjnë gjithë kroatët të ndihen krenarë. Top Channel.

