Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e mbrëmjes në Nations League, me Francën që dhuroi spektakël ndaj Belgjikës dhe Italinë që mori një tjetër fitore të rëndësishme përballë Turqisë.
Në sfidën kryesore, Franca përmbysi dhe shkatërroi Belgjikën 4-1. Belgjikët kaluan të parët në minutën e 35-të me Dodi Lukebakio, i cili shënoi pas asistimit të Romeo Lavia. Pas pushimit, presioni i Francës u rrit dhe në minutën e 77-të Désiré Doué barazoi për 1-1. Katër minuta më vonë Rayan Cherki realizoi përmbysjen dhe solli Francën në 2-1. Në minutat e fundit Belgjika u dorëzua: Michael Olise shënoi për 3-1 në minutën e 88-të, dhe në minutën e parë shtesë Olise shënoi sërish pas asistimit të Doué, duke vulosur fitoren 4-1 për “Gjelat”.
Edhe Italia arriti fitore 3-1 ndaj Turqisë. “Të Kaltërit” kaluan në avantazh në minutën e 26-të me golin e Gianluca Scamacca. Italia mbajti epërsinë deri në pushim, por në pjesën e dytë Turqia barazoi në minutën e 61-të me Aral Şimşir. Barazimi zgjati vetëm katër minuta, pasi në minutën e 65-të Riccardo Calafiori riktheu Italinë në avantazh pas asistimit të Nicolò Barellas. Francesco Pio Esposito vulosi rezultatin në minutën e 87-të, duke fikosur sfidën në 3-1.
Rezultatet e plotë të mbrëmjes:
League A
– Francë 4-1 Belgjikë
– Itali 3-1 Turqi
League B
– Irlandë e Veriut 0-0 Gjeorgji
– Ukrainë 1-2 Hungari
– Bosnje-Hercegovinë 1-0 Poloni
– Rumani 0-1 Suedi
League C
– Qipro 2-1 Letoni
– Mali i Zi 0-0 Armeni
Top Channel

