Bordi i Transparencës, në mbledhjen e datës 30 Maj 2026, vendosi kufizimet e mëposhtme të çmimeve për nënproduktet e naftës: çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit standard SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 185 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër; për benzinën standard SSH EN çmimi i pakicës të jetë jo më shumë se 173 lekë/litër dhe i shumicës jo më shumë se 161 lekë/litër. Bordi njofton se çmimet e caktuara do të hyjnë në fuqi “sot datë 29 ora 13.00” dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi dhe paralajmëron se, në rast të shkeljeve të konstatuara, do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
Sqarim: Referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, parashikohet që në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin është më i lartë se 220 lekë/litër, apo për benzinën më i lartë se 200 lekë/litër, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në metodologjinë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet aktuale janë nën kufirin e këtij akti normativ, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Sa i përket gazolit për peshkim, referuar Ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare” (Neni 9, pika 6: “Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit”) dhe nenit 10, pika 3 germa “d” të Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH”, parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizës për karburantet e anijeve të peshkimit sipas sasive, kushteve dhe kritereve të përcaktuara me VKM. Referuar metodologjisë së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 90 lekë.

