Saturday, May 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Kualifikueset Euro U17, raundi i dytë: Ja futbollistët e përzgjedhur nga Armand Dama në Kombëtaren U17

timoni.al by timoni.al
May 30, 2026
in Lajmi Fundit
0
Kualifikueset Euro U17, raundi i dytë: Ja futbollistët e përzgjedhur nga Armand Dama në Kombëtaren U17
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare U-17 do të nisë këtë të dielë grumbullimin dhe përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë shortuar në një grup me Letoninë dhe Ukrainën, ndërsa ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen në Shqipëri.

Trajneri Armand Dama publikoi listën e 20 futbollistëve të përzgjedhur për ndeshjet e këtij raundi, me pjesën më të madhe të lojtarëve që kanë qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, duke garantuar vazhdimësi në grup. Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar është si më poshtë:

Portierë: Simon Lleshi, Marsid Hoxha.

Mbrojtës: Frensi Mali, Robin Balla, Jonas Nushi, Sebastian Amataj, Afrim Gashi, Jason Fredi Bori, Emiljano Malko.

Mesfushorë: Alvin Zekaj, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Dion Vata, Petro Marku.

Sulmues: Majkol Luka, Francesco Matjani, Sokol Uldedaj, Francesko Kico, Elson Himallari, Alvin Mamutaj.

Kombëtarja U-17 do të luajë ndeshjen e parë të këtij raundi më 3 qershor ndaj Letonisë në “Arena Egnatia”, ndërsa më 9 qershor do të përballet me Ukrainën, gjithashtu në Rrogozhinë. Të dyja takimet zhvillohen në territorin shqiptar gjatë fazës së grumbullimit dhe përgatitjeve.

Turneu ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen e kësaj gjenerate, pasi rezultatet ndikojnë drejtpërdrejt në pozicionimin e ekipeve për kualifikueset e ardhshme të Kampionatit Europian U-19 2028. Sipas rregullores së UEFA-s, skuadrat që renditen të parat në grupet e Ligës B sigurojnë ngjitjen në Ligën A për raundin e parë të kualifikimeve të Europianit U-19. Kjo do të thotë se një vend i parë në grup për Shqipërinë do t’u siguronte kuqezinjve mundësinë të garonin mes ekipeve më të forta evropiane në ciklin kualifikues të Euro U-19 2028.

Previous Post

ABI Bank përditëson standardet e investimit në kulturë: nga rikthimi i Tedi Papavrami te La Biennale di Venezia

Next Post

LAJMI I FUNDIT: Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e benzinës dhe naftës

Next Post
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve; nafta dhe benzina rriten

LAJMI I FUNDIT: Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e benzinës dhe naftës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al