Sunday, September 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Kontrabandë mallrash nga Greqia: në Gjirokastër arrestohen 2 persona, sekuestrohen 22 695 euro dhe 100 steka cigare

timoni.al by timoni.al
September 20, 2026
in LAJME
0
Kontrabandë mallrash nga Greqia: në Gjirokastër arrestohen 2 persona, sekuestrohen 22 695 euro dhe 100 steka cigare
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Operacioni policor i koduar “Akciza 3” në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër” përfundoi me kapjen në flagrancë të dy shtetasve që transportonin mallra të kontrabanduara nga Greqia. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas informacionit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajonale Vlorë-Gjirokastër, ndaluan një autobus që dy të arrestuarit po drejtonin me radhë dhe gjetën mallrat e kontrabanduara të fshehura në vende të mbyllura të mjetit dhe në bagazh.

Në pranga u vunë O. L., 43 vjeç, dhe M. D., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë, nën dyshimet për veprat penale: “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 22 695 euro, 100 steka me cigare, një autobus dhe një aparat celular si prova materiale. Në bagazh u sekuestruan gjithashtu kuti me produkte deti dhe mishi, produkte bulmeti, kuti me medikamente, 13 thasë me veshje të markave të ndryshme dhe mallra të tjera që dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia. Të gjitha këto mallra, si dhe autobusi dhe telefoni celular, u sekuestruan dhe do të shërbejnë si prova në hetim.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale janë kaluar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Previous Post

Kina kundërshton thirrjet e SHBA-së për ngadalësimin e AI: Nuk do të rrezikojmë avantazhin

Next Post

Barcelona, Raphinha feston rinovimin e kontratës dhe shkruan histori duke kaluar Messin

Next Post
Barcelona, Raphinha feston rinovimin e kontratës dhe shkruan histori duke kaluar Messin

Barcelona, Raphinha feston rinovimin e kontratës dhe shkruan histori duke kaluar Messin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al