Sorrat po angazhohen për t’i mbledhur cigaret e hedhura nga rrugët dhe sheshet e një qyteti suedez si pjesë e një nisme për uljen e kostos për këtë punë.
Ato e kryejnë detyrën duke marrë pak ushqim për secilën cigare që e vendosin në një makinë të dizajnuar nga një kompanie e re në Södertälje, afër Stokholmit, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.
“Ata janë zogj të egër që po marrin pjesë vullnetarisht”, tha Christian Gunther-Hanssen, themelues i kompanisë “Corvid Cleaning”, e cila qëndron prapa kësaj metode kreative.
Fondacioni “Mbaje Suedinë të Pastër” thotë se më shumë se një miliard cigare të harxhuara lihen në rrugët e Suedisë çdo vit, duke përbërë 62 për qind të të gjitha mbeturinave. Qyteti ku po realizohet projekti shpenzon 20 milionë krona suedeze ose rreth 1.9 milion euro për pastrimin e rrugëve.
Gunther-Hanssen vlerëson se metoda e tij do të mund të kursente të paktën 75 për qind të kostos që ka të bëjë me mbledhjen e cigareve të harxhuara në qytet.
Autoritetet lokale janë duke zhvilluar fillimisht një pilot-projekt para se ta marrin vendimin potencial për zbatimin e kësaj metode në tërë qytetin.















![Arrestohet 31-vjeçari pas gjashtë muajsh hetim për shpërndarje kanabisi në Fier
Hetimet për aktivitetin kriminal të tregtisë së narkotikëve vazhdojnë të japin rezultate, ku Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Target”. Ky operacion u udhëhoq për gjashtë muaj duke përdorur metoda speciale hetimi. Arrestohet […]](https://timoni.al/wp-content/uploads/2026/01/Arrestohet-31-vjecari-pas-gjashte-muajsh-hetim-per-shperndarje-kanabisi-ne-120x86.png)